Vardari para komisionit disiplinor

Klubi futbollistik Vardari nga Shkupi do të duhet ta mbushë arkën e FFM-s, edhe atë shkaku i ndezjeve të mjeteve piroteknike të tifozëve të tyre “Komiti” në ndeshjen ndaj KF Pelisterit. Në fakt sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive “Makedonski Sport”, komisioni garues do të iniciojë një procedurë dhe do ta dorëzojë Vardari në Komisionit Disiplinor për gjithçka që ka ndodhur në derbin e Maqedonisë.

Të tilla janë rregullat, për çdo “baklë” pason dhe sanksion në të holla. Të theksojmë se një pjesë e “Komiti” pas ndeshjes u futën në fushë dhe u përpoqën të konfrontohen me tifozët mysafir “Çkembari”. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button