“Merkjuri” dhe “Flajshman” të angazhuara nga Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fillim të fushatës parazjgedhore

Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së saktë para një viti, në ditën e sotme, më 21 nëntor të vitit 2016, ka dakorduar shërbime për marrëdhënie me opinionin dhe marketing strategjik me kompanitë Merjkuri Interneshënëll UK limitid dhe Flajshman Hilars dhe për këtë qëllim në periudhën prej tre muajve ka paguar 217 mijë euro.

Këto marrëveshje, siç tashmë publikoi MIA, janë lidhur në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, që vetvetiu është shumë diskutabile.

LEXO: Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fushatën e vitit të kaluar ka paguar 219.00 euro për këshilla pi-ar nga të huajt

евра

________________________________________________________

Qeveria e VMRO-DPMNE-së në fushatën e vitit të kaluar ka paguar 219.000 euro për pi-ar këshilla nga të huaj apo nga 73.000 në muaj

Ish Qeveria e VMRO-DPMNE-së në vitin 2016 në ditën e fillimit të fushatës parazgjedhore, më 21 nëntor, ka angazhuar dy kompani të huaja të specializuara për marrëdhënie me opinionin dhe krijim të strategjive për shërbimet e të cilëve, në pajtim me të dakorduarën ka paguar gjithsej 219 mijë euro.

________________________________________________________

Kush janë Merkjuri dhe Flajshman

Të dy kompanitë ndër aktivitetet e tjera janë të specializuara për marrëdhënie me opinionin, krijimin e strategjive politike, marketing politik.

Merjkuri Interneshënëlll UK Limited, është në fakt filial i kompanisë amerikane, ndërsa Zyra është në Londër. Merkjuri është kompani për planifikim të lartë strategjik me diapazon të gjerë të shërbimeve. Ajo ofron shërbime për kompanitë më të suksesshme në botë, grupe udhëheqëse për përfaqësim, qeveri, parti politike, OJQ dhe figura të shquara publike dhe publike. Ka 17 zyra në të gjithë botën, shumicën në SHBA, por edhe atë në Londër, e cila e ka nënshkruar marrëveshjen me Qeverinë.

Мерјкури

Nënshkrimin në marrëveshjen me Qeverinë, si përfaqësues i Merkjurit e ka vënë Moris Reid, partner në firmën, i cili, sipas biografisë së tij ka punuar me personalitete të profilit të lartë, funksionarë të Qeverisë, drejtorë të korporatave, ka këshilluar personalitete të nivelit të lartë për çështjet e korporatave në Azi, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme në 15 vitet e fundit.

Flajshman është Agjenci gjermane për komunikim dhe marrëdhënie me publikun me zyra në Frankfurt, Berlin, Munih dhe Dyseldorf, por edhe me 80 zyra në 30 vende të botës, në mesin e të cilave edhe në Beograd. Mes të tjerash ofron shërbime për marrëdhënie me mediat, marrëdhëniet me publikun, sektorin publik, menaxhment të reputacionit, hulumtim, analiza dhe matje, integrimin strategjik.

Флајшман

Ekspertët e saj sigurojnë këshilla strategjike operative në nivel global. Drejtor i përgjithshëm është Hanig Kempe. Marrëveshjen me Qeverinë e ka nënshkruar drejtori financiar Dirk Kriger, i cili është përgjegjës për të gjitha çështjet financiare dhe ligjore të firmës në Gjermani.

MIA tentoi  të kontaktojë me të dy kompanitë përmes adresave zyrtare të tyre e-maile që janë të theksuara në marrëveshjet, me qëllim që të marrë konfirmim për pagesën e shumave të theksuara, por edhe të marrë sqarime për aktivitetet, të cilat këto dy kompani i kanë zbatuar për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në një periudhë shumë turbulente për shumën prej 219 mijë euro. MIA dërgoi tre e-maile por nuk mori asnjë përgjigje.

Data e nënshkrimit të marrëveshjeve kontestuese, fillim i fushatës parazgjedhore

Marrëveshjet janë nënshkruar më 21 nëntor të vitit të kaluar, datë kur filloi fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në kulmin e krizës politike në vend e cila u shkaktua si pasojë e bombave nga bisedat e përgjuara, të cilat i publikoi kryeministri aktual Zoran Zaev, kryetari i atëhershëm i Kuvendit Trajko Veljanoski më 18 tetor të vitit të kaluar i shpalli zgjedhjet e parakohshme. Fushata parazgjedhore filloi më 21 nëntor të vitit 2016, ndërsa zgjati deri më 11 dhjetor.

Marrëveshjet u nënshkruan në kohën kur qeveria ishte teknike, Gruevski ishte në fazë të dorëheqjes, ndërsa kryeministër teknik ishte Emil Dimitriev.

Nënshkruesi nga ana e Merkjuri, Reid mes të tjerash ishte këshilltar i lartë i sekretarit të ndjerë për tregti, Ronald Braun, gjatë administrimit të Bil Klintonit. Reid ishte një prej strategëve të lartë demokratikë të shfrytëzuar në fushatat e Barak Obamës për përfshirje të mediave të përgjithshme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në vitin 2008.

Reid ishte edhe shef i kabinetit të zëvendëskryetarit Al Gor të konventës së Partisë Demokratike dhe zëvendës-shef i fushatës Klinton/Gor në vitin 1996.

Морис Л Раид

Ai shpesh është shfaqur si ekspert për marketing politik dhe të biznesit në shumë televizione, duke i përfshirë Si-En-Bi-Es dhe Em-Es-En-Bi-Si, ndërsa edhe në gazetat dhe revistat udhëheqëse në SHBA “Nju-Jork Tajms”, “USA Tudej”, “Dixhitals” dhe “Forbs”. Ai gjithashtu është botues dhe redaktor i BetlGraund, javore online e cila publikohet analiza dhe perspektiva të hollësishme për trendet dhe çështjet politike nacionale.

Angazhimi i njeriut me një përvojë të tillë, i cili veç më ka punuar në fushatat parazgjedhore përputhet me fushatën parazgjedhore të Maqedonisë. A ka kërkuar ndihmë qeveria e VMRO-DPMNE-së para se të largohet, nga strategët të cilët kanë punuar për demokratët në SHBA, për ta mbajtur pushtetin në Maqedoni?

Mandatet e deputetëve janë verifikuar në seancën konstitutive të Kuvendit më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Ivanov më 9 janar e ndau mandatin për formimin e qeverisë së Gruevskit, por ai nuk arriti në afatin e parashikuar kushtetuese të përbëjë qeveri. Zaev arriti të formojë shumicë parlamentare përmes koalicionit të LSDM-së me BDI-në, BESA-n dhe Aleancën për Shqiptarët, pas çka më 27 shkurt dorëzoi 67 nënshkrime të deputetëve deri te Ivanov për marrjen e mandatit. Më 31 maj u votua qeveria e re, 171 ditë pas përfundimit të zgjedhjeve.

Shkelje e Kodit zgjedhor

Konform Kodit zgjedhor nga dita e marrjes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve, e deri në përfundim të tyre bartësit e funksioneve publike nuk mund të disponojnë me mjete buxhetore, ashtu siç bëhet kjo në situatë kur nuk ka zgjedhje.

Në nenin 8a nga Kodi zgjedhor theksohet se nga dita e marrjes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve deri në përfundim të zgjedhjes së presidentit të Republikës së Maqedonisë, deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në pajtim me rezultatet nga zgjedhjet, si dhe nga dita e marrjes së vendimit për shpallje të zgjedhjeve e deri në përfundim të zgjedhjeve për zgjedhje të kryetarëve të komunave ose anëtarëve të këshillit, respektivisht deri në konstituim të këshillit të komunave dhe qytetit të Shkupit nuk mund të disponojë me mjete buxhetore të Republikës së Maqedonisë, mjete të buxheteve të komunave dhe qytetit të Shkupit, nga fonde publike dhe mjete të ndërmarrjeve publike dhe institucioneve publike ose persona juridikë, të cilët disponojnë me kapital shtetëror.

Изборен законик 8а

Atëherë, konform Kodit zgjedhor ngrihen aktivitete të caktuara, të cilët i kryejnë bartësit e funksioneve publike me para buxhetore. Nuk shpenzohen para buxhetore, për shembull, për ndërtim të objekteve infrastrukturore, objekte për veprimtari shoqërore, nuk paguhen kompensime, të cilat nuk janë pagesa të rregullta mujore.

Në periudhën prej 20 ditëve para fillimit të fushatës zgjedhore, e deri në përfundim të zgjedhjeve, nuk mbahen ngjarje publike me rastin e fillimit të ndërtimit ose lëshimit në përdorim të objekteve me mjete buxhetore.

Nga dita e marrjes së këtij vendimi për shpallje të zgjedhjeve deri në përfundim të tyre Ministria e Financave është e detyruar që të gjitha pagesat buxhetore, përveç rrogave të rregullta, pensioneve dhe shpenzimeve komunale t’i publikojë në internet faqen në bazë të veçantë për shpenzime buxhetore në periudhë zgjedhore.

MIA kërkoi opinion nga Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit për atë nëse lidhja e marrëveshjeve për shërbime nga firma për marrëdhënie me opinionin në ditën e fushatës parazgjedhore, ish-qeveria e ka shkelur Kodin zgjedhor, por nuk mori përgjigje.

Антикорупциска

“Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me pyetjen tuaj, Ju njofton se nga e shkruara në mejlin KSHPK nuk disponon me të dhëna relevante dhe mjaftueshëm informacione, që të mund të prononcohet rreth të njëjtën. Nëse dispononi me të dhëna dhe informacione shtesë dorëzoni në Komisionin me qëllim të shqyrtimit të tyre dhe prononcimin rreth të njëjtës”, thuhet në përgjigjen, të cilën KSHPK e vendosi në mejlin e MIA-s.

Shërbimet e përmbajtura në marrëveshjet janë dhënë në periudhë turbulente, periudhë e parazgjedhjeve, zgjedhjeve, tentativa për formim të qeverisë. Nuk ka raport, çfarë lloji të shërbimeve ka marrë qeveria e VMRO-DPMNE-së. Nuk ka konfirmim se çka është punuar me ato para qeveri.

Çështja është nëse me ndihmën e këtyre firmave dhe 219 mijë eurove VMRO-DPMNE u përpoq të mos e humbë pushtetin, nëse paratë janë shpenzuar për fushatën ose si mbështetje e huaj për fitore në zgjedhje. Kjo janë pyetje që nuk kanë përgjigje as nga dhënësit, as nga shfrytëzuesit e shërbimit, e cila qytetarëve të Maqedonisë u ka kushtuar 219 mijë euro, gjegjësisht 73 mijë euro në muaj në periudhën nga dhjetori i vitit 2016 deri në mars të vitit 2017, siç janë paguar paratë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button