Zbulohet e pavërteta, Xhaferi realisht ka kompetenca mbi gjithçka në Parlament, madje edhe për shpenzimet e udhëtimit

Në emisioni “360 shkallë” në TV “Alsat-M” me 17.11.2017 u realizua dialogu mes gazetarit dhe Kryetarit të Kuvendit të RM-së, Talat Xhaferi:

– Nëse ka keqpërdorime, kjo nuk bie mbi kompetencat e Parlamentit. Në bazë të kujt konstatoni se ka keqpërdorime? Ky është thelbi i debatit. Kush ka kompetenca për këtë? 

– Por, Ju e dini zotëri Xhaferi, se me një veturë vijnë katër persona, ndërsa që të gjithë paguajnë shpenzime rrugore.

– Kush jam unë që ta di këtë, nuk jam rojtar. 

– Nuk them se jeni ju ai që duhet t’i dënojë, por duhet ju të filloni ndryshimin.

– Nuk jam unë ai që duhet të ketë kujdes nëse udhëtojnë me një veturë ose me pesë. Janë institucione të tjera ato që merren me këtë. Nëse ka një rast të këtillë, institucioni që merret me këtë punë, duhet që të informoi Kuvendin. Për këtë njoftim, nëse Kuvendi ka bërë një pagesë, për njoftimet e abuzimeve të mundshme, Parlamenti është përgjegjës për këtë.

[Burimi: 360 Shkallë, Xhaferi: Nuk jam rojtar…, data: 17.11.2017]

ARSYETIM:

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, qëndrimin që e mbajti në intervistën për emisionin “360 Shkallë” në televizionin “Alsat-M”, se Kuvendi nuk ka juridiksion nëse ka keqpërdorim gjatë shpagimit të shpenzimeve rrugore për deputetët, po ashtu edhe se ai nuk është kompetent për këtë çështje, nuk korrespondon me të vërtetën, shkruan “Vërtetëmatësi“. 

Xhaferi në një moment përgjigjet se nuk është rojtar që t’i kontrollojë deputetët nëse kanë ardhur me një veturë ose me pesë dhe nëse kanë bërë keqpërdorime dhe se për këtë ka institucione përkatëse. Duke mos përmendur se cili është ai institucion (me siguri e mendon Zyrën për revizion shtetërorë, ose MPB-në, nuk është e qartë), Xhaferi përsëri flet në mënyrë metaforike dhe tekstualisht duhet të jetë rojtari i gjithçkaje në Kuvend dhe se ai e prezanton atë si njeriu i parë, dhe prej këtu del se është përgjegjës në qoftë se janë kryer keqpërdorime, dhe nuk ka ndërmarr asgjë që të ndryshojë këtë, gjegjësisht të ndryshojë sistemin që lejon të ketë abuzime.

Në fund të vitit 2016, Zyra Shtetërore për Revizion doli me Raport Final për revizionin e kryer në raportet financiare në Kuvendin e RM-së në pjesën e buxhetit qendrorë…(pika 1.1, faqe 3 nga Raporti)

Në të njëjtën faqe nga Raporti, në pikën 1.4 shkruan:

Raportet financiare prej pikës 1.1 në këtë Raport është përgjegjësi e udhëheqësisë së Kuvendit të përfaqësuar prej: Trajko Veljanovski – Kryetar i Kuvendit të RM-së  

 Sipas kësaj, është më se e qartë se për raportet financiare për shpenzimin e parave të cilat i ka në dispozicion Kuvendi, për kontrollin e atyre parave, dhe ato janë afro 600 milion denar në vit (mbi 9,7 milion euro), drejtpërdrejtë është përgjegjëse udhëheqësia e Kuvendit, në këtë rast kryetari i tanishëm Talat Xhaferi.

Kjo përgjegjësi përfshinë, hartimin, implementimin dhe mbajtjen e kontrollit intern, që është relevante për përgatitjen dhe paraqitjen objektive të raporteve financiare, pa gabime materiale, nëse janë rezultat i mashtrimeve ose gabimeve – shkruan menjëherë nën emrin e kryetarit të Kuvendit në Raportin e Zyrës shtetërore për Revizion, në pikën 1.4.

Sipas kësaj, Talat Xhaferi ka përgjegjësi edhe për kontrollin, por edhe për “hartimin, implementimin dhe mbajtjen e kontrollit të brendshëm”, njëjtë sikurse ka për detyrë që të gjej një mënyrë të re për shlyerjen e shpenzimeve rrugor të deputetëve, diçka është është propozim i ZRSH-së në raportet e fundit, edhe sikurse të porosisë hetim dhe analizë të jashtme, nëse Instituti parlamentar nuk është aktiv.

Pika 1.4 për atë se kush është udhëheqësia e Kuvendit del prej Kushtetutës së RM-së (neni 67), prej Ligjit për Kuvendin (neni 17 dhe neneve të tjera) dhe prej Rregullores së punës në Kuvend (neni 67 dhe nenet e tjera).

Prej këtu, deklarata e Kryetarit të Kuvendit se Kuvendi nuk ka kompetenca nëse ka pasur keqpërdorime për shlyerjen e shpenzimeve rrugore të deputetëve, dhe se ai nuk është kompetent për këtë çështje. është e pavërtetë. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button