Dita e dytë e takimit të Han-it në Maqedoni, 37,5 milionë euro për punësimin e të rinjve (VIDEO)

Në ditën e dytë të vizitës së tij, eurokomesari Johanes Han, i shoqëruar nga pjesëtarët e Qeverisë së Maqedonisë, ambasadari i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar dhe nga një numër i madh i delegatëve të BE-së në Maqedoni, promovoi fushtatën “Besojmë në ty, BE për ty” që ka për synim ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe uljen e nivelit të papunësisë në Maqedoni, raporton Portalb.mk.

Eurokomesari Han njofoti se kjo fushatë parasheh 37,5 milionë euro dhe përkap sferën e arsimit, sociales dhe ekonomisë.

“Fushata që promovohet sot ka për qëllim që të zhvillojmë shtetin e Maqedonisë në të ardhmen. Kjo fushatë ka për qëllim që të mbajë njerëzit në Maqedoni, t’ju ndihmojë atyre që të realizojnë qëllimet duke i kualifikuar në sferën e nevojshme. Për këtë ne kemi investuar 37,5 milionë euro për masa që kanë të bëjnë me arsimin, modernizimin dhe sigurimin e arsimit cilësor gjithëpërfshirës, me aksione siç janë mbështetja e mësimit gjatë gjithë jetës, sigurimi i kushteve e hapësirave dhe standardeve për kualifikim ku përfshihen 69 standarde të reja për 58 shkolla me arsim profesional dhe trajnim të 1044 mësimdhënësve. Parashihet edhe inkluzion social në këto masa me qëllim të uljes së përjashtimin social”, tha Han pas vizititës së Agjencicë për Punësim në Maqedoni.

Të gjitha këto masa kanë për qëllim arritjen e normalitetit, sepse siç tha Han, “unë shumë e dua normalitetin”.

Në lidhje me fushatën në fjalë të Bashkimit Evropian, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se ky projekt është në kuadër të procesit integrues të Maqedonisë.

“Integrimi është real dhe ai duhet të jetë i dukshëm para se gjithash në arsim, në gjyqësor, në vendet e punës, zbatimin e njëjtë të drejtësisë me standard solid jetësor. Në këtë drejtim vijnë edhe mjetet e pakthyeshme të BE-së, nëpërmjet IPA fondeve me financim të projekteve konkrete”, tha Osmani.

Ndërkaq ministri i Financave, Dragan Tevdovski tha se punësimi i të rinjve është prioritet edhe i Maqedonisë duke bërë të ditur se vetëm për masa të punësimit nga buxheti 2018 janë ndarë 1 miliardë euro.

“Punësimi i të rinjve dhe me këtë rritja e nivelit të ekonomisë është prioritet i Qeverisë së Maqedonisë. Vetëm për masat të punësimit Qeveria, me bushetin 2018 ka ndarë rreth 1 miliardë euro”, tha Tevdovski.

Përndryshe, sot është dita e dytë e takimit të eurokomesarit Johanes Han në Maqedoni. Ai dje u takua me partitë politike, Bashkimin Demokratik për Integrim, Aleancën për Shqiptarët, VMRO-DPMNE-në. Nuk u takua me Lëvizjen BESA dhe PDSH, për të cilën gjë ai u shpreh se:Mora premtimin e partisë më të madhe opozitare se në momentet kur bëhet fjalë për qëllimet shtetërore dhe perspektivat Evropiane është një qëllim, të gjithë faktorët relevant të cilët e kanë në agjendën e tyre perspektivën evropiane do të mbështesin procesin pavarësisht nëse janë pjesë e Qeverisë apo opozitës. Mora premtimin edhe të Gruevskit se do të luaj rol konstruktiv. Reformat duhet të realizohen ashtu siç janë paraparë me afate në planin e prioriteteve 3-6-9″, tha Han.

Han e ka vizituar Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, ku u ka njoftuar nga afër me gjendjen e këtij institucioni dhe me papunësinë e të rinjve, ndërkaq bashkë me shfrytëzuesit e projektit, është vozitur me autobus urban.

LEXO MË SHUMË:

23805714_10210460242729698_1952327070_n

23805487_10210460236089532_320748148_n23846224_10210460237409565_640615015_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button