Në Manastir sot në mëngjes ka qenë -8 gradë

Temperaturë më e ulët prej minus tetë gradë u matën në mëngjesin e sotëm në Manastir, minus gjashtë u matën në Mavrovë dhe Llazaropole, minus pesë në Krushevë, minus katër në Kriva Pallankë, Ohër dhe Berovë, minus tre në Pretor dhe Prilep, minus dy në Gjurishte, Pozharan, Topolcani, Tetovë dhe Strumicë, minus një në Kumanovë dhe Demir Kapi, dhe zero gradë në Shtip, Shkup, Gjevgjeli dhe Vinicë.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se moti në Maqedoni sot është me diell dhe ftohtë me vranësira të vogla në pjesët perëndimore.  Herë pas herë fryn erë e dobët e ndryshueshme.

Në ditët në vijim pason periudhë e motit të qëndrueshëm dhe i thatë me temperatura të ulëta të mëngjesit. Temperaturat e mëngjesit dhe ditore do të jenë me rritje graduale, dhe tashmë nga e enjtja temperatura ditore do të arrijë 18 gradë në zonat jugperëndimore, thonë nga DPHM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button