Japonia dhe Koreja e Jugut e përshëndetën hapin e Trampit kundër Phenianit

Japonia dhe Koreja e Jugut e përshëndetën vendimin e presidentit të SHBA-së Donald Tramp që sërish ta shpallë Korenë e Veriut për shtet i cili sponsorizon grupe terroriste.

Në listë tashmë ndodhen Irani, Sudani dhe Siria dhe me këtë vendim të Trampit në mënyrë shtesë përforcohen sanksionet mbi Korenë e Veriut.

Sipas autoriteteve japoneze dhe koreanojugore, ky hap i SHBA-së do të ndihmojë në mënyrë plotësuese të përforcohet presioni mbi Phenianin, i cili punon në zhvillimin e armës bërthamore dhe raketore.

Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, dhe Ministria koreanojugore e Punëve të Jashtme e përshëndetën hapin e Trampit, i cili dje e akuzoi Korenë e Veriut se me hapat e saj i kanoset botës me katastrofë bërthamore, ndërsa njëherit kryen edhe “sulme dhe vrasje terroriste në shtete të tjera”.

Koreja e Veriut ishte në listën e mbështetësve të terrorizmit nga viti 1988 deri në vitin 2008, për shkak të rolit të saj në rrëzimin e aeroplanit koreanojugor me 115 pasagjerë në vitin 1987. Në vitin 2008, vendi ishte larguar nga kjo listë me qëllim që të ndihmohen negociatat për dhënien fund të programit të tij bërthamor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button