Dëshmitari për rastin “Trust”, paraqitet në seancë gjyqësore

Dëshmitari për rastin  “Trust”, Feim Imeri nga Saraji, pronar i Firmës për shitjen dhe servisimin e makinave ndërtimore për momentin po jep dëshminë e tij para gjykatës, transmeton Alsat M.

Dëshmitari deklaroi se faturat e prezantuara janë të tijat, por nuk është i sigurt nëse edhe firma personale e tij, sepse siç deklaroi ndër vite edhe ka ndryshuar firmën e tij. Dëshmitari paraqiti edhe vërejtjet e tij se pse nuk është thirrur të dëshmoj bashkë me kontabilistin e tij, sepse atëherë më lehtë do të mund të dëshmonte për dokumentacionin.

Në “Trust” i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, ndërsa janë akuzuar edhe dy persona fizikë dhe tre juridik, mes të cilëve edhe drejtuesit e firmave “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato” SHPKNJP nga Studeniçani për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it.

Në seancën e fundit, prokurorët e PSP-së e kanë parashtruar akuzën dhe kërkuan nga Gjykata në bazë të dëshmive të parashtruara, që të akuzuarit të shpallen fajtorë.  Sead Koçan, megjithatë, u deklarua i pafajshëm për akuzat që kundër tij i ka parashtruar Prokuroria speciale publike, ndërsaj faj para Gjykatës nuk pranuan as i akuzuari i dytë Vasilije Aviroviq dhe i akuzuari i tretë Safet Vatiq.

Prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski elaboroi se të akuzuarit Koçan, Aviroviq dhe Vatiq, si dhe firmat “Transmet”, “Sileks nemetali” dhe “Vato”, nën pretekstin e biznesit të suksesshëm, me mashtrim të rëndë, kanë keqpërdorur përafërsisht 1.060.000.000 denarë, respektivisht 17 milionë euro, para të qytetarëve. Prona e tyre, sipas tij, ka qenë që në mënyrë të pandershme të fitohet tender i SHA “ELEM” dhe me dokumentacion të falsifikuar, të fitohet puna. Sipas dëshmive që do t’i prezantojë PSP, tha Bubevski, do të dëshmohet se me një grumbull të dokumenteve të rrejshme, janë shkelur parimet e konkurrencës së shëndoshë dhe janë shkelur rregullat e furnizimeve publike.

Mbrojtja e të akuzuarve vlerëson se ata janë akuzuar pabazë, se dëshmitë dhe ekspertiza, të parashtruara nga PSP janë jorelevante dhe se rreth këtij rasti po ngrihet “famë mediale”.

LEXO: Muaj i ngarkuar për rastet e Prokurorisë Speciale, këto janë gjykimet që do të mbahen në nëntor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button