Një gazetar pohon se Putini është ndër njerëzit më të pasur në botë

 Gazetari i “Gardian” Luk Harding pohon se presidenti rus Vlladimir Putin është një ndër njerëzit më të pasur në botë. Harding është autor i librit “Lidhje sekrete: Takime sekrete, para të pista dhe si Rusia i ka ndihmuar Donald Trampit për të fituar”.

“Rusia është prodhuesi më i madh i naftës në botë. Njerëzit e kreut të shtetit rus janë multimiliarderë, ndërsa Putini është në majën e asaj piramide, edhe pse zyrtarisht ka pagë prej vetëm 100.000 dollarë në vit”, pohon Harding.

Sipas tij, Putini zyrtarisht nuk ka ndonjë pronë të veçantë, por përmes ndërmjetësuesve të tij drejtpërdrejtë kontrollon 37 për qind kompanisë së naftës “Surgutneftgaz”, si dhe 4,5 për qind të gjigantit “Gazprom”.

Harding vlerëson se në vitin 2012 Putini ka kontrolluar pronë në vlerë prej 70 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button