Zaev: Maqedonia dhe Serbia së bashku në anën e paqes

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Serbisë do të zhvillojnë marrëdhënie dypalëshe dhe përmes tyre do të kontribuojnë për përforcimin e bashkëpunimit në rajon, deklaroi kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, në intervistën për gazetën “Politika” gjatë vizitës së tij të parë në Serbi.

Ai ka theksuar se në Beograd ndjehet si në shtëpinë e tij, ndërsa në Serbi ka ardhur me qëllim që të avancohen marrëdhëniet mes dy shteteve mike dhe të zhvillohet bashkëpunimi në nivel të cilin e meriton miqësia shekullore mes popujve të të dy vendeve.

Zaev për  gazetën “Politika” ka theksuar se gjendja politike dhe e sigurisë në Maqedoni është stabile.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë ka theksuar se “vlerat evropiane u nevojiten qytetarëve në vendet tona, perspektivat i kemi të hapura dhe nga ne varet sa shpejt do të arrijmë në qëllimin e dëshiruar”.

Ai është i bindur se përcaktimi i udhëheqësisë së Serbisë, si edhe në Maqedoni, është që të gjitha çështjet të zgjidhen në mënyrë të qetë, me mençuri dhe ndjenjë të përgjegjësisë.

Kryeministri Zaev pajtohet se populli në Maqedoni dhe ai bnë Serbi i bashkon e kaluara historike dhe kulturore, në themelet të të cilave mund të ndërtohet ardhmëria.

Зоран Заев

Ai i porositi qytetarët e Serbisë, që në mënyrë të guximshme t’i mbrojnë vlerat e vërteta demokratike, me qëllim që t’i sigurojnë ardhmëri kësaj gjenerate dhe asaj të ardhshme.

Kryeministri i Maqedonisë mbrëmë ateroi në aeroportin beogradas “Nikola Teslla”, ku ishte pritur nga ministri serb i Inivacioneve dhe Teknologjive Nenad Popoviq. Ai gjatë ditës së nesërme do të realizojë takime me presidentin serb Alaksandar Vuçiq dhe me kryeministren Ana Bërnabiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button