Edhe dhjetë ditë për vërejtjet për ndryshimet e ligjit për media

Deri më 30 nëntor shoqatat mediale, individë dhe të tjerë të involvuar do të munden që në faqen e ENER-it të lënë vërejtje për draft versionin e dytë të ndryshimeve të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediale.

Vërejtje për tekstin janë theksuar edhe në debatin e sotëm publik të cilët, kryesisht, u dedikoheshin dispozitave të propozuara për servisin publik dhe financim të tij dhe neni i propozuar 61 në ndryshimet, por u fol edhe për dispozitat e bëra në dobi të televizioneve komerciale, përfaqësimin e muzikës nga Maqedonia dhe prodhim vendor, problemet e mediave lokale…

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se pasi të përfundojë periudha për vërejtje për ndryshimet e ligjit ato do të dërgohen deri te OSBE-ja dhe KE-ja që edhe ata të japin mendim të tyre me ç’rast teksti do të hyjë në procedurë për miratim. Mançevski kërkoi nga punonjësit medialë në mënyrë aktive të inkuadrohen në miratimin e ligjit me vërejtje të ENER-it, por edhe me debate të ndërsjella, për shkak se, siç tha, Qeveria nuk duhet të jetë motori në reforma, por ato duhet t’i dakordojnë punonjësit medial.

Sfera mediale nuk guxon tepër gjatë të mbetet e parregulluar. Ky ligj është rezultat i problemeve në mediat në të kaluarën, ndërsa Qeveria, siç tha ministri pa resor i angazhuar për Komunikim, transparencë dhe llogaridhënie Robert Popovski, nuk ka për qëllim të bëjë probleme plotësuese në media. “Në periudhën që pason, roli i Qeverisë duhet të jetë sa më i vogël, ndërsa shoqatat e esnafëve ta ndërmarrin zgjidhjen e gjërave”, theksi Popovski.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Naser Selmani kërkoi që neni 61 në Ligj të mbetet ashtu siç është, duke theksuar se  me ndryshimin e propozuar tani Qeveria dëshiron ta legjitimojë etikën gazetareske, gjegjësisht gjykata ose Agjencia për Media të jenë kryeredaktori i mediave.

“Nëse dëshironi që këtë ta bëni po vendosni censurë e cila është e ndaluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë”, tha Selmani.

Duke akuzuar për jokonsistencë në qëndrimet e përfaqësuesve qeveritarë, kryetari i SHGM-së tha se në fillim të mandatit kanë nënshkruar deklaratë për mbështetje të vetë-rregullimit, ndërsa tani me nenin 61 dëshirohet të pezullohet vetë-rregullimi. Neni i sapopropozuar përmban edhe ndëshkime të mëdha për, që më vonë në përgjigjen ndaj komenteve, ministri Popovski tha se do të largohen, por për pjesën tjetër të nenit 61 kërkoi nga shoqatat që të mendojnë se nëse ai duhet të mbetet sepse, siç tha, qytetarët duhet të dinë se ka ndonjë korrigjues për punën e mediave.

“Jemi të hapur që neni 61 të fshihet, por mendoni se çka do të thotë kjo”, tha ministri Popovski.

Një pjesë e madhe e vërejtjeve dhe propozimeve kishin të bëjnë me servisin publik radiodifuziv dhe financimin e tij. Një pjesë më e madhe e diskutuesve kërkuan që financimi të jetë me një për qind nga buxheti, e jo 0,7 siç parashihet me ndryshimet. Përfaqësuesja e Sindikatës së RTVM-së, Sllagjana Milivojeviq theksoi se për servisin publik radiodifuziv nevojitet ligj i posaçëm me të cilin do të rregullohet gjithçka që lidhet me punën e tij.

Ministri Mançevski tha se kjo është një zgjidhje kalimtare për RTVM-në për shkak se, për fat të keq, mundësitë e shtetit në këtë moment janë të tilla, ndërsa sipas Popovskit, madje, 0,7 për qind janë të mjaftueshme për fillim që të stabilizohet RTVM-ja. Popovski tha se ligji duhet sa më shpejtë të miratohet sepse çdo shtyrje e tij do të jetë “gropë” për RTVM-në.

Përfaqësuesi i Agjencisë për Media konsideron se ndaj pavarësisë së trupit rregullator do të ndikohet në qoftë se zvogëlohen mjetet që ata i paguajnë nga media dhe varen nga Buxheti, siç është paraparë me ndryshimet.

Goran Gavrillov nga AMEP kërkoi që në pajtueshmëri me përqindjen e përfaqësimit të muzikës nga Maqedonia nëpër radio të zvogëlohet shuma për licencën për punë që ata e paguajnë, ose pezullim të tërësishëm të nenit 92 nga ligji.

Ulje të ndëshkimeve për mediat lokale, të cilët tani janë të barazuar me ato kombëtare, si dhe kthim të fondit për financim të projekteve me karakter publik, kërkuan përfaqësuesit e shoqatave të mediave lokale.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button