Qeveria ka lidhur ose është para lidhjes së marrëveshjeve me 19 investues të huaj

Nëntëmbëdhjetë investues të huaj tanimë kanë lidhur marrëveshje me Qeverinë ose janë para lidhjes së marrëveshjes për hyrje në Republikën e Maqedonisë.

Këtë e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin Johanes Han. Pjesa më e madhe, siç theksoi, janë kompani nga BE-ja.

“Maqedonia është me standard më të ulët të jetesës dhe këtë duhet ta shfrytëzojmë për tërheqje të investimeve të huaja. Në rrethana të këtilla mund të bëjnë produkt ose të prodhojnë me çmim shumë më konkurrent. Kjo na vendosë në epërsi që të tërheqim sa më shumë investues. Pasi përfundoi kriza politike në Maqedoni kushtet janë përmirësuar shumë. Kemi tanimë paralajmërim të shkëlqyeshëm të investuesve të huaj, me 19 tanimë po lidhim ose jemi para lidhjes së marrëveshjeve. Ato janë kompani të mëdha, pjesa më e madhe e tyre janë nga BE-ja. Kemi aktivitet të rritur investues nga kompanitë vendore që me të vërtetë është një rrethanë e lumtur tek ne”, deklaroi kryeministri.

Ai shtoi se trendi i këtillë do të vazhdojë në varshmëri nga krijimi i kushteve të përgjithshme që të vazhdohet me investim në Maqedoni, ndërsa për ne, tha, kjo do të thotë rritje e BPV-së dhe vende të reja të punës.

“Unë suksesin e Qeverisë time e shikoj paralelisht krahas qëllimeve tona strategjike anëtarësimin në BE dhe NATO dhe në suksesin e planit ekonomik të Qeverisë”, tha Zaev dhe shtoi se përforcimi i standardit të jetës mes tjerash do të thotë inkuadrim shumë i shpejtë i Maqedonisë në BE

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button