ADELINA

Thënie

Ilustrim

Nëpër rrugë, mes mijëra grave, shpresoja të takoja Anitën. Një grua jo shumë e gjatë me shikim që ngjan si një mjelmë. Nëse nuk i flisja askujt për te, nëse dija ta ruaja sekretin, heret a vonë do ta kisha takuar. S’kisha miq për kokë, por çdo mbrëmje dilja me tre apo katër kolegë dhe atë kalimthi.

Shpesh flitej për gratë e Tetovës, disa thonin s’e ishte e vetmja gjë e bukur e qytetit, që burrat aty i linin pas dore të gjitha marrëzitë e zakonshme që thuhen për qytetet në përgjithësi. Çdo përgjigje e hollë për gratë e qytetit më plagoste thellësisht. Të ëmblën Anitën, sikur ta takoja pikërisht derisa jam me këto makina të shkallmuara të kolegëve të mi.

Zoti kishte menduar për mua dhe për te me qëllim që të jetonim bashkë. S’mendoja gjë tjetër. Por shëtisja çdo mëngjes për dy orë, para punës, të vrojtoja pastiçeritë, lokalet e mrekullueshme dhe dyqanet.

S’e mbaja më veten nga gëzimi dhe i telefonova menjëherë, eca rreth tavolinave dhe u ula për ca sekonda në kolltuk të vogël. Ishte një takim tërheqës dhe i shpenguar, në një bar të qetë të qendrës: M’u duk e bukur, por s’do ta njihja, në rrugë. Vështrimi i saj më miklonte. Brenda saj ndodhej ende Anita.

Pas një farë kohe, kur s’kishim më kohë për njëri-tjetrin, si dy të huaj. E shoqërova deri te porta.

Të kam dashur shumë edhe unë, më tha tani që po largohesha sërish. Dhe më kujtohet shumë mirë. Por duhet të rrijë këtu, s’mund të dalë më.

Isha i vetëm, krejtësisht. S’kishte më asnjënjeri, as në të shkuarën as në të tashmen. Humori i mire zgjati për shumë dite, i qëndrueshëm edhe pse realiteti duhej ta kishte dërmuar fare. Nuk shihja askend, askush s’më kërkonte dhe unë s’e prishja terezinë.

Një orë më vonë një zë mashkulli dhe një zë femre. Ndonjëherë janë ulërima të vërteta, ose rrahje dyersh të përplasura ose sende të vërvitura përtokë që thyenin heshtjen e dhomës s’ime.

Shkruan: Eroll Velija

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP