Putin: Ushtria ruse dhe marina duhet të kenë armë më moderne

Ushtria dhe marina ruse duhet të pajisen me armë më moderne të cilat i marrin parasysh ndryshimet e mundshme në strategjinë dhe taktikën e luftës në të ardhmen, deklaroi sot presidenti rus Vlladimir Putin, duke folur për programin e ri për armatim.

“Nëse dëshirojmë të fitojmë, duhet të jemi më të mirë”, theksoi Putin, duke shtuar se dispozitat kyçe të programit të ri kanë për qëllim që të sigurojnë rikthimin e garantuar strategjik, ndërsa në rast të kanosjes së jashtme – neutralizimin efikas.

Në takimin me përfaqësuesit kryesor të industrisë mbrojtëse ruse dhe personat zyrtarë ushtarak, Putin paralajmëroi se është nga fundi përpunimi i projektit të programit shtetëror për furnizim të armëve bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button