Gruevski u takua me presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski sot së bashku me sekretarin e përgjithshëm të VMRO-DPMNE-së Hrisitan Mickovski dhe anëtarin e komitetit ekzekutiv, Aleksandar Nikollovski realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në takim, siç kumtojnë nga VMRO-DMNE, u bisedua për marrëdhëniet Maqedoni-Shqipëri, për gjendjen aktuale politike dhe për prioritetet strategjike të Republikës së Maqedonisë.

Bashkëbiseduesit i riafirmuan angazhimet për bashkëpunimin e hapur ekonomik dhe politik mes dy shteteve bazuar në parime.

Gruevski theksoi se në pikëpamje të realizimit të prioritetit për hyrje në NATO e rëndësishme është mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të aleancës përfshirë edhe mbështetjen e Republikës së Shqipërisë, ndërsa njëherit i theksoi edhe sfidat e vazhdueshme të përbashkëta për progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian, në përmbushjen e të cilave bashkëpunimi është i mirëseardhur.

Njëhjerit Gruevski theksoi se nga shtetet fqinje duhet të pritet politikë e respektimit të ndërsjellë dhe kontribut për përforcimin dhe plotësimin e prioriteteve. Politika e tillë do të çoj deri në relaksimin e atmosferës dhe ndërtimin e besimit i cili nevojitet për progresin ekonomik dhe politik të rajonit.

Ndryshe, Meta sot u taku edhe me presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov dhe me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button