Shpallet ‘drejtori më i mirë sportiv i vitit’ në Itali, Igli Tare: Falënderoj trajnerin Inzaghi

“Tuttomercatoweb” ka shpallur sot rezultate e sondazhit për drejtorin sportiv më të mirë të vitit në Itali ku në vendin e parë është shqiptari Igli Tare. Drejtori i Lacios ka triumfuar në votim me një diferencë të thellë nga ndjekësit duke marrë 34,99% të votave kundrejt (13.7%) të vendit të dytë, Marko Xhianiti i Frozinones, transmeton BalkanWeb.com.

Në vendin e tretë është Davide Vanjati i Spal me (12.84%), ndërsa më poshtë janë emra të njohur si Mirabeli i Milanit, i 5-ti me 7,42%, apo Xhiuzepe Marota i Juventusit me 3,94%.

Igli Tare i kontaktuar nga ‘Tuttomercatoweb’ është shprehur se suksesin ia dedikon trajnerit Simone Inzagi-t që e ka ndihmuar duke nxjerrë në pah potencialin e lojtarëve që ai ka afruar në skuadër.
tutto
“Pa të gjithë komponentët, është e pamundur të arrish një rezultat. Duhet t’i bëj komplimente stafit tim, pastaj me Simone Inzagin kemi fatin që jemi një grup i cili punon bashkë prej më shumë se 12 vitesh. Kemi luajtur bashkë, pastaj ai është rritur në sektorin e të rinjve dhe tani është në ekipin e parë. Ai përfaqëson vlerat e klubit, skuadra luan një futboll entuziazmues dhe meritat janë të gjitha të tijat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button