Ministri Fazliu u takua me ambasadorin polak Jacek Multanovski

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu sot u takua me ambasadorin e Polonisë në Republikën e Maqedonisë, Jacek Multanovski.

Në takimin, siç kumtoi Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, ministri Fazliu e ka informuar ambasadorin për prioritetet e Qeverisë në sferën e Vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimin e drejtë rajonal. Fazliu ka theksuar se përvoja polake mund të jetë e dobishme për Republikën e Maqedonisë.

Ambasadori Multanovski ka shprehur mbështetje për politikën e Qeverisë aktuale dhe e ka theksuar bashkëpunimin mes dikastereve në Qeveri.

“Polonia e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën drejtë integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, ka theksuar Multanovski, i cili ka shprehur gatishmërinë edhe për bashkëpunim të drejtpërdrejtë mes ministrive kompetente në sferën e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button