VMRO-DPMNE dorëzoi 83 amandamente për ligjin për gjuhët, LSDM 4, Besa 2, BDI- asnjë

Sot skadoi afati për dorëzimin e amandamenteve për ligjin për përdorimin e gjuhëve. VMRO-DPMNE dorëzoi 83 amandamente për ligjin për gjuhët, LSDM katër dhe dy amandamente dorëzoi Lëvizja Besa.

VMRO-DPMNE thotë se me anë të amendamenteve do të intervenojë aty ku mendon se vihet në rrezik gjuha maqedonase. LSDM-ja tha se amendamentet do t’i parashtrojë në drejtim të pastrimit të dilemave rreth gjobave që parashikon ligji. Lëvizja Besa thotë përmes amendamenteve do të kërkojë zyrtarizimin dhe jo vetëm avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni.

Më 22 nëntor propozim-ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në rend dite në Komisionin për Çështje Evropiane. Pas tre ditëve, i njëjti do të kalojë në Komisionin Juridiko-ligjvënës dhe më pas në seancë plenare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button