Zaev – Meta: Maqedonia dhe Shqipëria kanë sfida të ngjashme

Maqedonia dhe Shqipëria janë vende me sfida të ngjashme dhe bashkëpunimi i ndërsjellë i konfirmon marrëdhëniet miqësore, të cilat akoma më shumë do të zhvillohen me rritjen e bashkëpunimit në sferat e ekonomisë, tregtisë, zhvillimit të infrastrukturës, energjetikës porositën kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti shqiptar Ilir Meta, i cili ndodhet për vizitë dyditore në Maqedoni.

Kryeministri Zaev, siç kumton pres shërbimi qeveritar, duke shfaqur kënaqësi të veçantë për vizitën e delegacionit të lartë të Shqipërisë, theksoi se takimi i riafirmon parimet e fqinjësisë së mirë, respektimin e ndërsjellë dhe reciprocitetin, veçanërisht duke theksuar se në këtë drejtim në dhjetor në Pogradec është dakorduar takim i përbashkët qeveritar midis Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Në takim Zaev dhe Meta kanë biseduar edhe për Korridorin 8 dhe gatishmërinë e të dyja palëve për realizimin e projekteve nga sfera e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, me theks në rëndësinë edhe të bashkëpunimit kulturor dhe bashkëpunimin në arsim dhe sport. Veçanërisht është theksuar mbështetja në sferën e këmbimit turistik.

Zaev dhe Meta u pajtuan se ndihmesa e ndërsjellë në planin ndërkombëtar kontribuon për përmirësimin e kushteve për bashkëpunimin ekonomiko – tregtar dhe në mënyrë unanime dërguan mesazh se ekziston hapësirë që këmbimi tregtar midis dy vendeve të rritet dhe të zhvillohet.

“Jemi duke ndërtuar një shoqëri për të gjithë. Jemi angazhuar të mos i ndajmë qytetarët, të gjithë të kenë të drejta dhe obligime të barabarta dhe të gjitha pjesët e shtetit tonë të zhvillohen në mënyrë të barabartë, tha kryeministri Zaev. Ai e theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO dhe e potencoi bashkëpunimin midis dy vendeve për integrimin sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian.

Presidenti Meta shfaqi mbështetje për integrimet euroatlantike, me shpresë për sukses në zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura. Meta i nënvizoi angazhimet e Republikës së Shqipërisë për respektimin e kulturës dhe identitetit të bashkësive pakicë në Shqipëri.

Kryeministri Zaev, siç thuhet, ka theksuar se pret që pjesëtarët e komunitetit maqedonas t’i kenë të drejtat e njëjta kolektive në mbarë territorin e Shqipërisë.

“Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë e theksoi edhe nevojën e riaktivizimit të punës së Komitetit të përzier për bashkëpunim ekonomik midis Maqedonisë dhe Shqipërisë”, kumtoi Qeveria.

Ndryshe, Meta sot u taku edhe me presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov dhe me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

LEXO EDHE:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button