Agjencia evropiane për barëra u shpërngul në Amsterdam, vendosi Këshilli i BE-së

Këshilli i BE-së sot e emëroi Amsterdamin seli të ardhshme të Agjencisë evropiane për barëra (AEB).

Votimi u zhvillua në tre raunde. Gjatë votimit të parë dështuan shumica e qyteteve kandidate, ndërkaq në raundin e dytë hynë Milano, Amsterdami dhe Kopenhaga. Në raundin e tretë ra Kopenhaga, ndërkaq Amsterdami dhe Milano u barazuan pas çka pasoi shorti.

Gjithsej 19 qytete u propozuan për seli të AEB-së dhe rreth 900 të punësuarit e saj, të angazhuar për vlerësim dhe kontroll të mjeteve ndihmëse mjekësore. Mes tyre ishin Barcelona, Bratisllava, Helsinki, Bukureshti, Dablini, Brukseli, Varshava dhe Vjena ishin kandidatë për nikoqir të AEB dhe për Organin bankar evropian (OBE).

Këshilli i BE-së dje do të duhej të përcaktojë se ku do ta zhvendosin Bankën. Për OBE u paraqitën tetë qytete, mes të cilave Frankfurti, Parisi dhe Luksemburgu.

OBE dhe AEB deri më tani ndodheshin në Londër. Zhvendosja e tyre i referohet vendimit të Britanisë së Madhe për ta braktisur Unionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button