Enes Ibrahim zgjidhet kryetar i ri i Partisë së Lëvizjes së Turqve

Në Kongresin e tretë të rregullt, i cili u mbajt në Shkup, Enes Ibrahim është zgjedhur kryetari i ri i Partisë së Lëvizjes së Turqve në Maqedoni (THP). Nga 314 delegatë të regjistruar, në kongres ishin të pranishëm 298, të cilët unanimisht i dhanë mbështetje Ibrahimit, i cili deri më tani e ka kryer funksionin sekretar i përgjithshëm i THP-së.

Siç theksohet në kumtesën e Partisë për Lëvizjen e Turqve, në fjalimin e tij përshëndetës, Ibrahim i është falënderuar ish kryetarit Adnan Qahil për mbështetjen konstante të gjeneratave të reja të politikanëve nga komuniteti turk dhe premtoi se do të bëjë gjithçka që mos e tradhtojë mbështetjen të cikën e ka marrë nga delegatët e THP-së, transmeton MIA. 

Ibrahim ka theksuar se është i gatshëm të përballet me sfidat dhe të kontribuojë për të mirën e të gjithë turqve, por edhe për tërë shoqërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button