Për 10-vjetorin e ITSHKSH-së promovohet pulla me portretin e Faik Konicës

Me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe dhe 10-vjetorin e themelimit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, sot Institutin e vizitoi zëvendëskryeministri Hazbi Lika, i shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Kulturës, Valmir Aziri dhe bashkëpunëtorët e tjerë, transmeton MIA. 

Zëvendëskryeministri Lika, siç njoftojnë nga ITSHKSH e uroi drejtorin Asani dhe punëtorët shkencorë të Institutit për punën e bërë dhe angazhimin ambicioz në afirmimin e gjuhës, historisë, traditës e kulturës shqiptare në Maqedoni. Ai theksoi nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit institucional në drejtim të zgjidhjes se të gjitha problemeve të hapura.

Më pas, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, në bashkëpunim me Postën e Maqedonisë, promovoi pullën postare me portretin e Faik Konicës, me rastin e 75 vjetorit të vdekjes, si dhe pullat postare me figurat e tjera kombëtare shqiptare të ekspozuara në sallën e Institutit.

Лика

Fjalë rasti në këtë eveniment patën zëvendëskryeministri Hazbi Lika, drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani dhe drejtori i Postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi. Ndërsa, akademik Luan Starova, mbajti një ligjëratë të thuktë rreth jetës dhe veprës së njërit nga mendjet më të ndritura shqiptare të të gjitha kohërave, Faik Konica.

Aktivitetet me rastin e shënimit të Ditës së Alfabetit vazhdojnë të martën dhe të mërkurën në Manastir dhe në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button