Transport falas me autobus dhe parking për vizitorët e Vodnos për fundjavë dhe për festat shtetërore

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme e solli Vendimin për përcaktimin e masave afatshkurtra për uljen e ndotjes së ajrit ambiental në rajonin e Shkupit.

Me këtë vendim vendoset transport falas i udhëtarëve në linjën e autobusit numër 25 (Qendra transportuese – Vodno e Mesme) ndërsa vendosen edhe linja provë falas 25 A (Auto Makedonia – Vodno e Mesme) dhe 25 B (Tregu i luleve – Vodno e Mesme) gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe për festat shtetërore, transmeton MIA. 

Me vendimin parashikohet edhe parkim falas në garazhin me kate “Makedonska Falanga” dhe parkingun “Shtëpia e shtypit” për qytetarët të cilët kanë për qëllim ta vizitojnë park-pyllin Vodno duke ecur në këmbë apo duke e shfrytëzuar transportin falas të linjës së autobusit nr.25 si dhe për linjat provë nr.25 A dhe 25.B gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel) dhe për festat shtetërore.

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotme të dytë miratoi më shumë vendime mes të cilave Vendimin për formim të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Vendimin për dhënien e pëlqimit për Programin për shfrytëzimin e autorizuar të shërbimeve të parkimit në parkingjet publike dhe në sipërfaqet publike dedikuar për parkim me të cilat udhëheq NP “Parkingjet e qytetit” – Shkup prej personat me nevoja të posaçme për vitin 2018, si dhe vendimin për formim të shtabit të qytetit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button