Vetëvendosje i harron aktivistët e dënuar!

Sali Kabashi

Sali Kabashi

Vetëm dy ditë para Zgjedhjeve Lokale, 4 aktivistë të Lëvizja Vetëvendosje u dënuan me 21 vite burg për terrorizëm apo sulm mbi Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Për habi, reagimi i Vetëvendosjes nuk ishte dhe aç impresionues siç jemi mësuar ta shohim në raste të tilla, ndoshta që kanë hy në Parlament me numër aç të madh të deputetëve, ndoshta që janë pasuruar, apo, s’e di!

Vetëvendosje dhe udhëheqësit e saj, refuzuan t’i përmbajnë emocionet e fitores dhe shpërthyen në festë, sa edhe prijësi shpirtërorë i tyre Albin Kurti në Prizren festonte si të ishte ndonjë udhëheqës i ndonjë grupi huliganësh të sportit, e jo Deputet i Republikës së Kosovës dhe ish-kandidat për Kryeministër të vendit!

Në Prishtinë, nuk dihej se a është ndërrimi i viteve, apo ndonjë festë tradicionale kineze me fishekzjarrë, nga festa e papërmbajtshme e Lëvizjes Vetëvendosje!

Kaç shkurt zgjati zija e Vetëvendosjes për 4 të dënuarit e saj për terrorizëm, vetëm dy ditë! Athua, si ndihen familjet e tyre? Si ndihen prindërit e tyre në ato momente, kur shohin se Partia e tyre i harroj fëmijët e tyre?

Sikur të ishte kjo ngjarje para disa vitesh, jam i sigurtë se qysh në ditën e Zgjedhjeve Vetëvendosje do të protestonte për shkak të dënimit të aktivistëve të saj!

Këtu shihet hapur e vërteta e Vetëvendosjes, e kamufluar nën petkun e patriotizmit dhe bashkimit!
Ato që më së shumti sot mungojnë në skenën politike, e që janë nderi dhe respekti, Vetëvendosje na tregoj që asnjërën prej tyre nuk i posedon, ato i ka vetëm në retorikën e saj boshe.

Është turp për këtë subjekt politik, që aç me gjakftohtësi t’i harrojnë dhe ti lënë anash dënimet e aktivistëve të saj dhe në sy të familjeve të tyre të festojnë në mënyra të shfrenuara dhe krenare.

Kjo nuk quhet fitore, kjo është humbje morale karshi atyre familjeve që sot vuajnë për të dashurit e tyre që sot janë në burg, pavarësisht vërdiktit a ishte i drejt apo i padrejtë.
E vërtetë, turpi askënd nuk e vret, ashtu do të jetë edhe me Vetëvendosjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP