Ahmeti: Ja për çfarë ishte i interesuar presidenti shqiptar Ilir Meta (VIDEO)

Në kuadër të vizitës së presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Maqedoni, ai është takuar mes tjerash edhe me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin, njofton Portalb.mk.

“Biseduam për situatat politike në dy vendet tona. Meta ishte i interesuar për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona: si në fushën e infrastrukturës, ashtu edhe në zbatimin dhe materializimin e marrëveshjeve që ende janë të parealizuara. Gjithashtu na inkurajoi që sa më parë të realizohet mbledhja e qeverive të përbashkëta që të diskutohen të gjitha çështjet e mbetura dhe për projektet e dobishme të vendeve tona” tha Ahmeti pas takimit me Ilir Metën.

Meta sot u taku edhe me presidentin e shtetit, Gjorgje Ivanov dhe me kryetarin e parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button