Anulohet pritja e Vitit të Ri në sheshin e Shkupit, paratë donacion për Spitalin për fëmijë Kozle

Anulohet pritja e Vitit të Ri 2018, ndërsa mjetet e planifikuara do të dhurohen për Spitalin për fëmijë Kozle. Këtë në seancën e sotme të Këshillit të Qytetit të Shkupit e kumtoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.

Shilegov theksoi se duke i ndjekur rekomandimet që të mos mbahen takime nën qiell të hapur, pritja anulohet dhe ju bëri thirrje edhe sponsorëve që mjetet e parashikuara për shënimin e kësaj nate t’i dhurojnë për qëllime bamirësie, transmeton MIA. 

“Do t’i bëj thirrje sponsorit kryesor Telekom të bëjmë përpjekje që këto mjete të përfundojnë aty ku janë më se të nevojshme”, theksoi Shilegov në seancën e sotme të Këshillit.

Kjo është hera e dytë që festimi i Vitit të Ri në Shkup të anulohet, pasi edhe vitin e kaluar u soll vendimi i njëjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button