Tërmete të fuqishme në botë vitin e ardhshëm, paralajmërojnë shkencëtarët

Në vitin 2018 janë të mundshme tërmete të fuqishme nëpër tërë botën për shkak të ngadalësimit periodik të rotacionit të Tokës, paralajmërojnë shkencëtarët.

Në takimin vjetor të Shoqatës gjeologjike amerikane, Rebeka Bendik nga Universiteti Montana dhe Roxher Bilam nga Universiteti Kolorado i sqaruan ato qëndrime se ndryshime të vogla në shpejtësinë e rrotullimit të Tokës mund të shkaktojnë ndryshime të mëdha në planet dhe të bëjnë zhvendosje të pllakave tektonike, transmeton MIA. 

Ata parashikojnë se ndikimi më i madh do të ndjehet në rajonet ekuatoriale ku jetojnë rreth një miliardë njerëz.

“Korelacioni mes rrotullimit të Tokës dhe aktivitetit sizmik është i fuqishëm dhe tregon se do të ketë numër të shtuar të tërmeteve në vitin e ardhshëm”, deklaroi Bilam për Gardian.

Shkencëtarët i analizuan të gjitha tërmetet me intensitet mbi 7 ballë sipas Rihterit në shekullin e kaluar. Ata tregojnë se ekzistojnë pesë periudha të aktivitetit të shtuar sizmik që ndodhë në interval prej rreth 32 viteve.

“Në ato cikle ka mes 25 dhe 30 tërmete të fuqishme në vit. Në kohën e mbetur janë rreth 15 tërmete të mëdha në vit”, thekson Bilam.

Ai thotë se shkencëtarët presin që tërmetet e fundit në Meksikë, Iran dhe Irak të shoqërohen nga tërmete shumë më të fuqishme vitin e ardhshëm.

“Deri më tani janë regjistruar gjashtë tërmete të fuqishme. Në fillim të vitit 2018 mund të kemi 20”, thekson Bilam.

NASA tregon se dukuritë kuaziperiodike klimatike si El Ninjo kanë kapacitet ta ndryshojnë rotacionin e Tokës përderisa tërmetet e mëdha mund ta ndryshojnë këndin e boshtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button