Iran: Lideri Suprem kërkon më shumë ndihma për të mbijetuarit e tërmetit

Lideri Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, u ka bërë thirrje autoriteteve që të ofrojnë më shumë ndihma për të mbijetuarit e tërmetit shkatërrues që goditi vendin para një jave.

Khamenei ka folur para banorëve në provincën Kermanshah, që u godit nga tërmeti me magnitudë 7.3 ballësh, e që vrau 530 njerë dhe la të lënduar mijëra të tjerë, transmeton REL. 

Khamenei vlerësoi operacionet e shpëtimit, por ai shprehu pakënaqësi rreth mënyrës së shpërndarjes së ndihmave për njerëzit e ndikuar nga tërmeti.

“Unë besoj se zyrtarët duhet t’i dyfishojnë përpjekjet e tyre”, ka thënë Khamenei gjatë vizitës së tij.

Të mbijetuarit e tërmetit, të ngujuar në kufirin e Iranit me Irakun, po përballen me mungesë të ushtqimit, pajisjeve për ngrohje dhe tenda.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button