Ivanov propozon Osman Kadriun dhe Darko Kostadinovskin për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i propozoi Darko Kostadinovskin dhe Osman Kadriun për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në pajtim me autorizimet kushtetuese të presidentit të Republikës së Maqedonisë, propozimet për dy gjyqtarët e rinj në Gjykatën Kushtetuese janë dorëzuar në Kuvend, konfirmuan për MIA-n nga Kabineti i shefit të shtetit, transmeton MIA.

Theksojnë se para sjelljes së vendimit, presidenti Ivanov është konsultuar me faktorët relevantë në këtë fushë.

“Presidenti Ivanov si deri më tani, ashtu edhe në të ardhmen, u jep përparësi cilësisë dhe profesionalizmit të personave të cilët i propozon. Presidenti i Maqedonisë beson se me propozimin e Dr. Darko Kostadinovski dhe Dr. Osman Kadriu, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë do të fitojë gjyqtarë të cilët më me përgjegjësi do ta ushtrojnë funksionin gjatë mandateve të tyre”, thonë nga kabineti presidencial.

Osman Kadriu është jurist i shquar dhe i njohur në Republikën e Maqedonisë. Si propozim për gjykatës në Gjykatën Kushtetuese vjen nga komuniteti akademik, si profesor në Fakultetin për Shkenca Juridik në FON, ekspert në fushën e së drejtës obligative. Ai ka stazh disa dekada, në fushën e shkencave juridike si gjyqtar në Gjykatën Komunale në Kërçovë, anëtar i Këshillit Gjyqësor Republikan dhe avokat. Më shumë se dhjetë vite , dr. Kadriu ka qenë i angazhuar si profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës në sferën e së drejtës civile. Dr. Kadriu i ka publikuar katër libra prej sferës civile-juridike, marrëdhëniet e punës dhe juridike dhe sistemi politik. Është autor i mbi 50 temave shkencore biblografike dhe artikujve të publikuar në revistat e njohura profesionale në Maqedoni dhe jashtë vendit.

Darko Kostadinovski është doktor i shkencave të drejtësisë në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në fushën e të drejtës ndërkombëtare. Ka doktoruar në temën “Kompetenca këshillëdhënëse e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë: pasojat ligjore nga mendimet këshillëdhënëse  të Gjykatës”, dhe është autor i librave “Arbitrazhi Ndërkombëtar” dhe “Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – domosdoshmëri për reforma dhe ndryshime (Mendimet këshillëdhënëse të Gjykatës së dhe implikimet e tyre) “. Kostadinovski si propozim për gjyqtar kushtetues, vjen nga vendi këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e presidentit të Republikës së Maqedonisë. Ai është anëtar i Kabinetit të presidentit që nga viti 2001 në Kabinetin e atëhershëm të presidentit, Boris Trajkovski

Kostadinovski dhe Kadriu duhet të vijnë në vendin e gjykatëseve Natasha Gaber Damjanovska dhe Gëzime Starova, të cilave mandati u skadoi në tetor të këtij vitit. Ato u zgjodhën për gjykatëse të Kushtetueses me propozim të presidentit Branko Cërvenkovski në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button