Eurokomesari Han: Ligji për gjuhët nuk është prioritet

Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, pas takimit që pati me përbërjen qeveritare, në konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev, theksoi se ligji për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë kuvendore, nuk është prioritet dhe nuk është në interes nacional, njofton Portalb.mk.

Në vend të asaj, ai tha se Qeveria duhet të fokusohet në prioritetet reformuese të cilat janë kusht për bisede me BE-në.

“Mendoj se kjo kërkesë është e arsyeshme, por ashtu siç thash edhe në bisedimet bilaterale, mendoj se autoritetet duhet të bëjnë prioritete, t’i ndajnë, si prioritete ato fusha ku do të fitojnë vlerësime pozitive. Nëse miratohet ligji për gjuhët, në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venedikut ajo është në rregull, por është e rëndësishme që Qeveria dhe faktorët tjerë në vend të fokusohen në ligjet dhe miratimin e kushteve relevante për marrjen e rekomandimit pozitiv. Ligji për gjuhët nuk është marrëveshje në këtë kontekst. Në Bruksel po punojmë për atë. Prioritetet duhet të definohen sipas interesave nacionale”, tha Han.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button