Ja çfarë kanë biseduar kryeparlamentari Talat Xhaferi dhe presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi realizoi takim me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
“Duke i uruar mirëseardhje, kryetari Xhaferi shprehu kënaqësinë e tij se në vazhdimësi përforcohen dhe thellohen raportet e ndërsjella ndërshtetërore dhe ndahen vlerat dhe interesat e përbashkëta me Republikën e Shqipërisë në korniza të integrimeve euroatlantike. Kryetari Xhaferi theksoi se si Kryetar i Kuvendit do të japë kontributin e vetë në përforcimin dhe intensifikimin e raporteve ndërmjet dy vendeve miqësore në të gjitha fushat, dhe në veçanti në kuadër të bashkëpunimit parlamentar në të gjitha nivelet. Sa ju përket integrimeve të Republikës së Maqedonisë në Aleancën Euroatlantike, Kryetari Xhaferi u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Shqipërisë në lidhje me këtë çështje. Kryetari i Kuvendit, gjithashtu theksoi përcaktimin e fuqishëm të Qeverisë së re të Maqedonisë, në lidhje me proceset reformatore të nevojshme për eurointegrimin e vendit dhe theksoi gatishmërinë e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të marrë vendin qendror për realizimin e të njëjtave”, informojnë nga Kuvendi i Maqedonisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta duke e shprehur kënaqësinë nga takimi me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, theksoi se e gëzon fakti se për herë të parë përfaqësues i komunitetit shqiptar në Republikën e Maqedonisë është kryetar i Kuvendit dhe ushtrimi i këtij funksioni të lartë dhe të rëndësishëm do të jetë vetëm inkurajim në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve ndëretnike dhe bashkëjetesës në Republikën e Maqedonisë.

“Presidenti Ilir Meta gjithashtu theksoi nevojën gjatë periudhës në vijim të dy palët të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e eurointegrimeve, sepse dhoma ligjdhënëse ka rolin kryesor në rrugën drejt aderimit në familjen evropiane. Ai gjithashtu e përshëndeti mbledhjen e ardhshme të përbashkët qeveritare ndërmjet dy vendeve e cila do të jetë me pika dhe çështje konkrete me interes të përbashkët, dhe shprehu nevojën për debllokimin e Republikës së Maqedonisë për aderim në NATO dhe BE. Në fund të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe theksuan përcaktimin e tyre të kontribuojnë këto raporte të thellohen dhe përforcohen edhe në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP