Anketë: 91 për qind e bullgarëve konsiderojnë se maqedonishtja është e njëjtë me bullgarishten

Bullgarët kanë qëndrime pozitive ndaj Maqedonisë, 51 për qind e tyre konsiderojnë se maqedonasit janë të ngjashëm ose të njëjtë me bullgarët, kështu tregon hulumtimi i fundit i Institutit politik bullgar, kushtuar marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Siç transmeton portali bullgar “Dnes” në pyetjen se a ekziston kombi maqedonas, i ndryshëm nga ai bullgar, 72 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kombi maqedonas është themeluar në shekullin e 20-të dhe është i përafërt me atë bullgar.

Gjithsej 64 për qind e të anketuarve e njohin vlerën e historisë së përbashkët, ndërsa 27 për qind e të anketuarve konsiderojnë se përkundër saj, historia nuk ka asnjë lidhje me kohën moderne.

Në lidhje me gjuhën, 91 për qind e bullgarëve konfirmojnë se gjuha që e flasin është e njëjtë ose e përbashkët, ndërsa vetëm 8 për qind konsiderojnë se gjuha maqedonase dhe bullgare janë të ndryshme.

Në pyetjen se a duhet ta përkrah Bullgaria hyrjen e Maqedonisë në BE, 87 për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, ndërsa 80 për qind konsiderojnë se Bullgaria është ura për Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Në hulumtim thuhet se 87 për qind e të anketuarve kanë marrë njohuri të reja dhe e kanë përmirësuar qëndrimin drejt Maqedonisë në gusht të këtij viti, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së përbashkët për fqinjësi të mirë.

Gjithsej 85 për qind e të anketuarve bullgar konsiderojnë se e kaluara ka krijuar një distancë artificiale mes qytetarëve të të dy vendeve dhe se të dy vendet dhe qytetarët e tyre kanë histori të përbashkët ose periudha të saj. Analiza tregon se 43 për qind e bullgarëve e pranojnë të drejtën e Maqedonisë që ta identifikojnë gjuhën e tyre si të pavarur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button