Ivanov për herë të parë deklarohet për ligjin e gjuhëve

Sa i takon ligjit të gjuhëve, kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov për herë të parë u shpreh sot në opinion që kur ligji hyri në procedurë parlamentare, raporton Portalb.mk.

Në lidhje me të, Ivanov tha se “në momentin kur ligji i gjuhëve të miratohet, kabineti im do ta shqyrtojë dhe do të japë vlerësim për të njëjtin në suaza të Kushtetutës së Maqedonisë”.

Përndryshe, ligji i gjuhëve tashmë ka marrë dritë jeshile në leximin e parë ndërkohë që leximi i dytë i tij është në Komision për Çështje Evropiane i cili do të nis në Ditën e Alfabetit, më 22 nëntor.

Siç është paralajmëruar, leximin e dytë të ligjit të gjuhëve e pret propozimi dhe paraqitja e amandamenteve shtesë.

Debati i ligjit të gjuhëve në lexim të parë zgjati 8 ditë, dhe që në të tetë ditët bashkëpartiakët e kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, deputetët e VMRO-DPMNE-së të njëjtin e vlerësuan si “antikushtetues” dhe “ligj që nuk i plotëson nevojat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”. “Kundër” ligjit të gjuhëve në lexim të parë ishte opozitarja VMRO-DPMNE.

LEXO: Maqedoni, ja detajet çfarë përmban ligji për gjuhët (gjuhën shqipe)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button