Një gazetar turk qëllohet me armë në Stamboll

Gazetari turk Ali Tarakçi sot është qëlluar në këmbë, lajmëroi televizioni NTV, duke shtuar se ai është në spital dhe është në gjendje stabile.

Gjatë incidentit, Tarakçi ishte në automobil me fëmijën e tij.

Sipas bashkëshortes së tij, bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, në të cilin një automjet është përplasur nga mbrapa në automjetin e Tarakçit. Nga automjeti pastaj kanë dalë dy persona, nga të cilët njëri prej tyre ka shtënë ndaj Tarakçit, pas çfarë ka ikur.

Tarakçi është gazetar në televizioni  turk Akit, i cili njihet si i afërt i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button