Kryetari i Shkupit, Shilegov e shkarkoi urbanistin kryesor të VMRO-DPMNE-së nga pozita udhëheqëse

Është shkarkuar udhëheqësi i Sektorit për planifikimin dhe rregullimin e hapësirës së Qytetit të Shkupit, Aleksander Janakieski, i cili ishte urbanisti kryesor i VMRO-DPMNE-së. Vendi i tij sot do të plotësohet pasi që Këshilli i Qytetit do të vendos për të marrë të punësuar nga institucionet tjera, njofton Portalb.mk.

Janakieski është personi kryesor për urbanizimin dhe planifikimin hapësinor të Qytetit të Shkupit nga viti 2003. Deri atëherë e mbante funksionin e njëjtë, por pas ndryshimin të pushtetit në këtë komunë dhe ardhjen e Andrej Zhernovskit në pushtet, kaloi në administratën e Koce Trajanovskit.

Nën dirigjimin e Janakieskit u miratuan ndryshimet kryesore në planet e detajuara urbane në qendër me të cilat u mundësua zhvillim i ndërtimit të projektit “Shkupi 2014”.

Janakieski është kushërir i ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button