CNN: Mugabe u dakordua që të tërhiqet nga funksioni president i Zimbabves

Lideri shumëvjeçar i Zimbabves, Robert Mugabe sot u dakordua që të tërhiqet nga funksioni president, njoftoi televizioni CNN, vetëm një ditë pasi që ai iu drejtua kombit, por nuk paralajmëroi se do të japë dorëheqje siç pritej.

Funksionarë nga Unioni nacional qeveritar afrikan i Zimbabves – Fronti patriotik (ZANU -PF) i Mugabes deklaruan se Mugabe u dakordua që të tërhiqet.

Mugabe me ditë përballet me presion nga ana e armatës dhe Emerson Mnangagva, ish-bashkëpunëtori i tij dhe nënkryetar, të cilin Mugabe tentoi ta shkarkojë nga funksioni.

Shkarkimi i Mnangavës dhe përpjekja e Mugabes që ta vendos bashkëshorten e tij Grejs në krye të shtetit, shkaktoi reagime nga ana e armatës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button