Tramp e përsëriti kërkesën për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën

Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë e përsëriti kërkesën e tij për ndërtimin e murit në kufirin jugor të SHBA-së drejt Meksikës, pas vrasjes së agjentit të patrullës kufitare amerikane, derisa e ka kryer detyrën në shtetin federal amerikan Teksas.

“Një nëpunës në patrullën kufitare në kufirin jugor, një tjetër është lënduar rëndë. Ne do t’i kërkojmë dhe do t’i nxjerrim para drejtësisë, ata të cilët janë përgjegjës për këtë. Ne duam dhe duhet të ndërtojmë mur”, ka shkruar Tramp në Tuiter.

Komenti i presidentit amerikan është reagim i vdekjes së 36 vjeçarit Rogelio Martinez, nëpunës në shërbimin kufitar i cili gjoja ka vdekur nga plagosja derisa e ka kryer detyrën.

Partneri i Martinezit është lënduar dhe hospitalizuar. Mjekët nga spitali kanë bërë të ditur se gjendja e tij është e rëndë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button