Sot kompozitori Lalo përcillet për në banesën e fundit, artistët e vlerësuar si “njeri me vepra të pavdekshme” (VIDEO)

Kompozitori i njohur Aleksandër Lalo, i cili dje u nda befasisht nga jeta, do të përcillet sot me homazhe për në banesën e fundit, duke bërë që edhe krijimet muzikore të ndalojnë të frymojnë bashkë me trupin e tij, njofton Portalb.mk.

Pas marrjes së lajmit se kompozitori ndërroi jetë, shumica e artistëve të Shqipërisë dhe jashtë saj e cilësuan si “mjeshtër të madh” me “vepra të pavdekshmе”.

Homazhet në nder të tij do të mbahen në hollin e RTSH-së në orën 11:00, ndërsa në orën 13:00 ai do të përcillet për në varreza.

Kompozitori Shpëtim Saraçi është shprehur i shokuar për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo.

“Totalisht i shokuar nga humbja e papritur e Aleksandër Lalos. Sandër të njohëm pak. Të faleminderit për gjithçka që na trashëgove. Do të kemi mall për gjithçka tënden. E kishim lënë që do të bënim një koncert të madh live së bashku,… na e bëre me hile. Jeta kjo qenka i dashur Sandër. Pushofsh në paqe mik i dashur”, shkruan në fejsbuk, Shpëtim Saraçi.

Vikena Kamenica ka shkruar se është e dhimbshme humbja vetëm kur e mendoj se tre ditë më parë isha në skenë bashkë me ty.

“Paska qenë dimri i fundit për ty maestro. Është fat për mua që të kisha pjesë të formimit tim artistik ku më rrënjose shije të vërteta të muzikës. Por ishte prap shumë shpejtë të ikje duke lënë pas një vend të pazëvendësueshëm për artin shqiptar. I paharruar do të jeshë me gjithë pasurinë e madhe të krijimtarisë e vlerave të tua që lë për të gjithë ne. Ike siç dëshiron të ikë çdo artist, në skenë duke bërë artin tënd. Kujtim i paharruar do të jetë për mua që vetëm 3 ditë më parë pas kaq shumë vitesh unë isha përsëri në skenë me ty dhe kur e mendoj që je ulur për të fundit në piano publikisht. Dhimbje e madhe për profesor, Aleksandër Lalo”, tha Kamenica.

Aurela Gaçe shkruajti: “Ke lënë një pasur aq të vyer. Thesar i vërtetë. Gjenial dhe kaq i vërtetë.

Juliana Pasha: “Veprat e një mjeshtri nuk humbasin kurrë”.

Marina Vjollca: “Miq të dashur, me hidhërimin e thellë mësuam ndarjen nga jeta të maestro Lalos pas një ataku në zemër. Maestro iku nga jeta duke lënë një boshllëk të madh tek unë dhe i gjithë stafi “C’est la vie”. Emisioni i sotëm dhe gjithë të tjerët janë homazhi ynë për njeriun e papërsëritshëm të muzikës shqiptare”.

Ardit Gjebrea: “Eh çfarë kompozitori humbëm sot dhe sa shpejt. Paqe për ty Aleksandër Lalo dhe mirënjohje për muzikën që na dhurove”.

Televizioni Klan ndërpreu transmetimin e spektaklit muzikor “C’est la vie” ku Lalo kryesonte jurinë e tij, në shenjë respekti për humbjen e kompozitorit të shquar.

Aleksandër Lalo ishte kompozitor shqiptar i cili ka kompozuar për filma të njohur të kinematografisë shqiptare. Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe vdiq dje, më 19 nëntor 2017. Rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku. Gjatë konkurrimit me kompozimet e tija në festivale kryesisht ka arritur vende të dyta megjithëse meloditë e tij janë të mrekullueshme.

Tingujt e harresës (1996)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)

Më poshtë mund të ndjekni një përmbledhje instrumentale nga krijimtaria e Aleksandër Lalos, nën mbikqyrje të Reinald Foçit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP