Shtyhet gjykimi për rastin “Ryshfet” ku i akuzuar është Zoran Zaev

I akuzuari Zoran Zaev sot u paraqit në Gjykatën Penale ku akuzohet për rastin “Ryshfet”, por seanca është shtyrë sepse pritet përgjigje nga Gjykata e Apelit që duhet të vendos për video-inçizimin nga masat hetuese  se a duhet të shfrytëzohet si dëshmi për rastin ose jo, njofton Portalb.mk.

Mbrojtja e Zoran Zaevit kërkoi nga Gjykata Penale që kjo video të mos përdoret si dëshmi sepse është e publikuar në disa media, ndërsa bëhet fjalë për video sekrete, por Gjykata Penale e refuzoi kërkesën dhe për këtë shkak mbrojtja dorëzoi ankesë te Gjykata e Apelit.

“Me 27-tin do të mbahet seancë publike në Gjykatën e Apelit ku do të shqyrtohet ankesa jonë dhe për këtë shkak seanca e sotme është shtyrë, ndërsa seanca e ardhshme e dëgjimit për së dyti herë është caktuar me 25 dhjetor”, tha Zoran Zaev.

Ndryshe, Zaev për “Ryshfet” akuzohet se në cilësinë e kryetarit të komunës së Strumicës, kërkoi mitmarrje nga biznesmeni i Strumicës, Ivan Nikollov, në vlerë prej 160 mijë euro për një tokë ndërtimore në Strumicë.

Seanca paraprake, më 27 shtator, u anulua për shkak të mungesës së gjykatëses Dijana Gruevska-Ilievska.

Në seancën e kaluar gjykata vendosi që video-inçizimi në rastin “Ryshfet” që e ka pa i gjithë opinioni prej kur u publikua në youtube të  shfrytëzohet si dëshmi në lëndë, ku për këtë shkak gjykata paralajmëroi ankesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button