Shehu: amnisti për kultivuesit e kanabisit dhe ndëshkim për përfituesit

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka propozuar të amnistohen të gjithë kultivuesit e hashashit dhe të dënohen të gjithë përfituesit. Në një postim në facebook, Shehu thotë se qeveria, Kuvendi dhe Presidenti duhet të dakordësohen për një amnisti të gjerë për të gjithë fshatarët e thjeshtë të dënuar apo jo deri më tani.

“Thirrje për amnisti ndaj të gjithë fshatarëve të thjeshtë, kultivues të kanabisit, ndëshkim për përgjegjësit. Qeveria, Kuvendi e Presidenti duhet të dakordësohen për një amnisti të gjerë për të gjithë fshatarët, kultivues të thjeshtë të kanabisit, të dënuar apo jo deri më tashti. Burgjet janë me mijëra të tillë gjynahqare, qindra janë në arrati, mijëra janë nën terror nga shtetarë; të cilëve u kanë paguar dhe “haraçin”. Kriminelët e përgjegjësit e vërtetë po shtojnë pasurinë. Zyrtarët e shtetit, përgjegjës dhe të ndëshkueshëm për ketë veprimtari edhe sipas ligjit 9559, neni 1, pika 3 i vitit 2006, nuk po pësojnë asgjë. Dje në Tepelenë e Memaliaj, banorë të varfër, pa shpresë, të keq përdorur edhe në çështjen “kanabis”, më ngritën pikërisht këto probleme. Asnjë masë të dy kryetarët e bashkive përkatëse, Tërmet peci e Durim Roshi, as për drejtuesin e komisariatit të Tepelenës Emiljano Pashaj, ndërsa ai i Memaliajt Argent Shyti ‘gradohet’ në Dibër. I shtohet kësaj në Qark edhe drejtuesi i sapo emëruar i komisariatit të Përmetit, Feliks Hysi me të njëtat probleme ky kur drejtonte policinë në Laç. Padrejtësi dhe vetëm padrejtësi. Amnistia duhet realizuar për ata që u keq përdorën dhe vazhdojnë të keq përdoren. Drejtësia duhet të godasë stimuluesit, organizatoret, protektorët e përfituesit e vërtetë të kësaj masakre masive droge e krimi”, shkruan Shehu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button