Tërmet i fuqishëm në afërsi të Kaledonisë së Re

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej shtatë ballëve sipas shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në ujërat e pjesës jugore të Oqeanit Paqësor, 82 kilometra në lindje të ishujve Lojaliti në Kaledoni të Re, kumtoi Instituti amerikan gjeologjik.

Tash për tash nuk ka informacione për viktima eventuale dhe dëm të shkaktuar material.

Janë vërejtur dallgë cunami drejt Kaledonisë së Re dhe Vanuatu. Pritet që dallgët në lartësi prej një metri të arrijnë deri në Kaledoni të Re, ndërsa pak më të larta se në Vanuatu, kumtoi Qendra e Oqeanit Paqësor për paralajmërim nga cunami.

Sipas vlerësimeve, dallgët cunami janë të mundura në rreze prej 300 kilometrave nga epiqendra, e cila ndodhet në thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës.

Paraprakisht, në atë rajon është regjistruar tërmeti me intensitet prej 6,6 ballësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button