Këshilla për të pasur trupin e engjëjve të Victoria Secret’s

Ato konsiderohen si femrat më të bukura dhe më joshëse në botë dhe të gjitha dëshirojmë që të jemi aq në formë sa engjëjt e Victoria Secret’s. Trupi i tyre i palestruar dhe me forma si i Bella Hadid, Kendall Jenner, Gigi Hadid etj konsiderohet si një trup perfekt që ka format e dëshiruara dhe peshën ideale.

Epo tani edhe ju mund të bëheni si ato pasi ne kemi zbuluar dietën e vajzave dhe të themi të drejtën nuk është se ka ndonjë gjë të veçantë.

Ju duhet të bëni një gjumë të duhur rreth  7 deri në 9 orë.

Hidratimi është shumë i rëndësishëm kështu që konsumoni 2 deri në 3 litra ujë.

Mos konsumoni shumë gjëra me sheqer ose ushqime të përpunuara, në fakt mundet sheqerna vetëm përpara stërvitjes. Mos pini alkool.

Sa herë të ndiheni të stresuar meditoni, bëni një shëtitje, apo bëni një dush për të mbajtur në nivel sa më të ulët hormone e stresit.

Ushqimet që duhet të konsumoni janë këto:

Konsumoni proteina ku mund të gjenden tek  mishi i kuq, peshku etj.

Hani sa më shumë arra, avokado, vaj ulliri, vaj kokosi.

Përpara se të bëni ushtrime konsumoni: patate të ëmbël, kungull ose fruta.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP