АNALIZË: Do të ketë para për plazhe, gazifikim, sheshin Skënderbeu, shkollat…

Për vitin e ardhshëm, përsëri është projektuar njëri nga nivelet më të larta të shpenzimeve kapitale – zë (linjë) buxhetor që e profilon konceptin zhvillimor të politikave ekonomike. Me buxhetin për vitin 2018, të cilin për herë të parë e nënshkroi qeveria aktuale, është paraparë nivel i shpenzimeve kapitale prej 400,7 milionë eurosh, që në krahasim me këtë vit paraqet rritje prej 20,3 milionë eurosh ose për 5,3%, shkruan analiza ekonomike javore e Portalb.mk. Një pjesë e projekteve infrastrukturore që tashmë kanë filluar do të vazhdojnë edhe në vitin e ardhshëm 2018.

Investimet kapitale të planifikuara në nivel prej 24.645 milionë denarësh, janë dedikuar për intensifikimin e projekteve infrastrukturore, gjegjësisht për investime për përfundimin e autostradës në Korridorin 10 dhe për infrastrukturën hekurudhore, energjetike dhe komunale, si edhe për përmirësimin e kushteve në sistemin shëndetësor, arsimor dhe social, në bujqësi, kulturë, sport, mbrojtjen e ambientit jetësor dhe gjyqësi” – thekson krijuesi i politikave ekonomike.

Do të ketë para për plazhe, gazifikim, sheshin Skënderbeu, shkollat… 

Me anë të pjesës zhvillimore të buxhetit për periudhën 2018-2020, qeveria nëpërmjet dokumentit buxhetor i shpalosi planet se ku dhe në cilat projekte zhvillimore planifikon të harxhojë para. Portalb.mk detajisht i shqyrton programet zhvillimore që janë përfshirë në kuadër të ministrive.

Kështu, nëpërmjet Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë, vitin e ardhshëm për realizimin e aktiviteteve që kanë të bëjnë me kryerjen e punëve ndërtimore dhe rikonstruimin e objekteve të qeverisë, do të harxhohen pak më shumë se gjysmë milionë euro, ndërsa në vitin buxhetor 2019, kjo shumë do të zvogëlohet për rreth 80.000 euro.

Për modernizimin, blerjen e pajisjeve teknike dhe lidhjen funksionale të sistemeve komunikuese-informatike, gjegjësisht për modernizimin e Ministrisë për Mbrojtje, nëpërmjet programit zhvillimor për vitin ardhshëm janë planifikuar të harxhohen 310.000 euro. Në buxhetin e ri mbijetoi edhe projekti “ARM-ja shtëpia ime e vërtetë”, të cilin e filloi qeveria e mëparshme, dhe për këtë projekt dhe për rikonstruimin dhe përshtatjen e objekteve dhe instalimeve të vjetëruara të ARM-së, janë planifikuar mjete në lartësi prej 570.000 еurosh, ndërsa në vitin 2019 shuma do të rritet në 620.000 еuro, njofton Portalb.mk. Shuma më e madhe është planifikuar për “Integrimin në NATO”, në vlerë prej 15,2 milionë eurosh, ndërsa me buxhetin për vitin 2019 kjo shumë do ta arrijë vlerën prej 16,5 milionë eurosh.

Te Ministria për Punë të Brendshme, konkretisht për reforma në polici që nënkuptojnë krijimin e policisë bashkëkohore, në përputhje me standardet e BE-së, ruajtjen e gjendjes së mirë të sigurisë, zbatimin e sundimit të të drejtës në përputhje me legjislacionin nacional, inkorporimin e rregullativave dhe standardeve të BE-së në të gjitha aspektet e punës policore, janë planifikuar para në vlerë prej 8,6 milionë eurosh, ndërsa në vitin 2019 kjo shumë duhet të rritet për mbi tre milionë euro dhe do të arrijë në 12,0 milionë euro.

Për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet programit zhvillimor të Мinistrisë për Ekonomi, për vitin e ardhshëm është planifikuar shumë prej 630.000 еurosh. Për përgatitjen e dokumentacionit të projekteve dhe ndërtimin e infrastrukturës themelore të brendshme dhe të jashtme të komunikacionit dhe asaj teknike, rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit, ndërtimit të infrastrukturës elektroteknike, si dhe për rregullimin plotësues të zonave ekzistuese në ZZHTI Shkup1, ZZHTI Shkup 2, ZZHTI Shtip, ZZHTI Tetovë, ZZHTI Prilep, ZZHTI Strugë dhe ZZHTI Strumicë, nëpërmjet Drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike industriale janë planifikuar mjete në vlerë prej 7.000.000 еurosh.

Vitin e ardhshëm duhet të finalizohet edhe ndërtimi i ndërtesës administrative të Мinistrisë për Transport dhe Lidhje, për çka do të harxhohen gjysmë milionë euro, ndërsa nëpërmjet po kësaj ministrie për ndërtimin e banesave sociale janë planifikuar 5,4 milionë euro. Shuma për ndërtimin e banesave sociale në vitin 2019 duhet të rritet në 6,2 milionë euro, ndërsa në vitin buxhetor 2020 nuk janë planifikuar mjete për këtë qëllim.

Për gazifikim, projektin kyç në programin zgjedhor të LSDM-së, në buxhetin e ri të vitit të ardhshëm do të ndahen 36,3 milionë euro. Në buxhetin për vitin 2019 mbijetoi edhe teleferiku, dhe për vazhdimin e ndërtimit të tij janë planifikuar mjete në vlerë prej 813.000 еurosh, ndërsa në vitin 2019 kjo shumë është rritur dyfish, në pothuajse 2 milionë euro. Në buxhetin e ri do të ketë para edhe për ndërtimin e plazheve në Dojran, Prespë dhe Ohër, për çka janë planifikuar rreth 500.000 еuro, e shumë e njëjtë është paralajmëruar edhe për vitin 2019.

Në buxhetin për vitin 2018, përsëri është paralajmëruar zgjidhje për zonën industriale Vizbeg, ku biznesmenët, mirëpo edhe qytetarët, ballafaqohen me probleme për shkak të mungesës së infrastrukturës elementare. Vitin e ardhshëm për ujësjellësin dhe kanalizimin në zonën industriale Vizbeg do të ndahen 325.000 еuro.

Nëpërmjet Ministrisë për Arsim do të ndahen shuma milionëshe për investime në arsim. Kështu, për ndërtimin e shkollave fillore është planifikuar shumë prej 2,6 milionë eurosh, e poashtu edhe 800.000 еuro të tjera për rikonstruimin e shkollave fillore. 4,0 milionë euro janë planifikuar për ndërtimin e sallave sportive në shkollat fillore. Për ndërtimin e shkollave të mesme janë ndarë 650.400 еuro, e poashtu edhe 500.000 të tjera për rikonstruimin e shkollave të mesme, ndërsa për ndërtimin e sallave sportive në shkollat e mesme do të ndahen 1,1 milionë euro. Për rikonstruimin e konvikteve shkollore janë planifikuar 500.000 еuro, ndërsa për ndërtimin dhe rikonstruimin e e konvikteve studentore në buxhetin për vitin 2018 janë ndarë 4,4 milionë euro.

Nëpërmjet Ministrisë për Shëndetësi, për rikonstruimin e Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë janë ndarë 1,1 milionë euro, ndërsa për ndërtimin e qendrës së re klinike në Shkup dhe në Shtip, në vitin 2018 do të harxhohen 20,3 milionë euro, njofton Portalb.mk.

Nëpërmjet Ministrisë për vetëqeverisje lokale, për realizimin e projektit të filluar të Sheshit Skënderbeu janë ndarë 2 milionë euro, dhe pritet që ky projekt do të përfundohet vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se për këtë projekt nuk janë paraparë mjete në buxhetet për vitet 2019 dhe 2020.

Për rikonstruimin dhe përfundimin e 4 stacioneve për filtrim të ujit dhe sistemeve për kanalizim në 8 vendbanime në komunën e Mavrovës dhe të Rostushës, nëpërmjet Byrosë për zhvillim rajonal, janë ndarë mjete në vlerë prej 850.000 еurosh.

Buxheti për vitin 2018 hyri në procedurë kuvendore, ndërsa filtri i parë është Komisioni për financa dhe buxhet, ku do të paraqiten edhe amandentet e deputetëve në lidhje me buxhetin e propozuar.

Përmbajtjen e plotë të propozim – buxhetit për vitin 2018 Portalb.mk, më poshtë ua sjell në gjuhën shqipe.

4 thoughts on “АNALIZË: Do të ketë para për plazhe, gazifikim, sheshin Skënderbeu, shkollat…

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP