Mugabe ndërrohet nga pozita e liderit të partisë në pushtet në Zimbabve

Komiteti qendror i partisë në pushtet në Zimbabue mori vendim që Robert Mugabe të ndërrohet nga pozita e liderit në parti dhe të fillojë proces për largimin e tij nga funksioni president i shtetit.

Për trashëgimtar të tij është zgjedhur Emerson Mnangagva, ish zëvendës lider i Lidhjes kombëtare afrikane të Zimbabues – Fronti Patriotik (ZANU-PF), të cilin Mugabe e largoi nga funksioni këtë muaj.

Propozimi për largimin e tij nga pozita e liderit të partisë, është përshëdnetur me ovacione nga ana e anëtarëve të Komitetit qendror.

Ministri i Punëve të Brendshme Obert Mpofu deklaroi se vendimi është marrë me “zemër të rëndë” për shkak se Mugabe i ka shërbyer vendit dhe ka pasur arritje të mëdha.

Në fjalimin e tij në Komitetin qendror të ZANU-PF, Mpofu tha se bashkëshortja e Mugabes, Grejs dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt e kanë shfrytëzuar gjendjen e tij që t’i grabisin resurset kombëtare.

Grejs Mugabe është larguar nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button