Sigurisht që mundesh! Si ta përgatitësh në shtëpi parfumin e preferuar (pa çmim)

Kujt nuk i pëlqen të ketë një aromë të mirë? Të gjithë duan të kenë parfumin më të mirë me aromë të veçantë. Sipas studimeve, aroma e parfumit jo vetëm që të ngre humorin, por ul në mënyrë të ndjeshme edhe nivelet e stresit, transmeton Revista Class.

Por parfumet e preferuar janë edhe të kushtueshëm –vështirë të gjesh gjithmonë një parfum ‘limited edition’. Çfarë duhet të bësh? Pse të mos e krijosh vetë aromën e preferuar? Seriozisht!

Është shumë më e thjeshtë nga sa e kishe menduar.

Çfarë të nevojitet? Bazë për parfumin është dylli i bletës (në copa të vogla). Dylli i bletës ka një aromë natyrore mjalti, ndaj është i preferuar në industrinë e produkteve kozmetike si sapunë dhe parfume për shkak të aromës së lehtë, të këndshme dhe neutralizuese.

Dylli përdoret si vaj bazë, i cili nëse përzihet me vajra esencialë, nuk pengon aromën e tyre, përkundrazi e forcon atë.

Për të filluar, hidh disa lugë me copa të vogla dylli dhe vaj bajame në një enë qelqi dhe lëre të vlojë për disa minuta me disa centimetër ujë. Pasi të jetë shkrirë, shto rreth 10-15 pika vaj esencialë për aromë. Sigurohu që masa të përzihet mirë. Më pas, derdhe vajin në një enë të preferuar. Lëre përzierjen në temperaturë dhome për rreth një orë për t’u ngurtësuar. Dhe ja ku është parfumi i preferuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button