Mbyllen 19 objekte hotelierike dhe arrestohen 26 persona gjatë kontrolleve në Tetovë dhe Gostivar (VIDEO)

Njëzet e gjashtë persona janë arrestuar, ndërsa janë lëshuar ndalesa për punë për 19 objekte hotelierike në Tetovë dhe Gostivar, gjatë kontrollit që e kanë zbatuar mbrëmë policia, DAP dhe Inspektorati shtetëror i tregut në 31 objeke në këto rajone. Aksioni u zbatua edhe në rajonin e SPB Manastir, por nuk janë konstatuar shkelje më serioze të ligjeve. Në rajonin e SPB Veles, megjithatë gjatë alko-testimit të 232 shoferëve, u konfirmua prania e alkoolit te 29 prej tyre.

“Gjatë kontrollit janë arrestuar 26 persona, 16 shtetas të Maqedonisë për shkak të posedimit të drogës narkotike dhe mospasjes së dokumenteve për identifkim personal dhe dhjetë shtetas të huaj, nëntë nga Serbia dhe një nga Mali i Zi për shkak të keqpërdorimit të qëndrmit turistik dhe jo të rregullt në RM”, deklaroi sot Llaze Velkovski, drejtori i Byrosë për siguri publike.

Ndalesat për kryerjen e veprimtarisë janë në kohëzgjatje prej 15, respektivisht 30 ditë, për mospasje të aparatit fiskal dhe mosdhënien e llogarisë fiskale, por edhe për shkak të kryerjes së veprimtarisë hotelierike pa regjistrim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button