Vetëm 18 për qind e territorit të Maqedonisë ka rrjet kanalizimi

Vetëm 18 për qind nga territori i Maqedonisë është i mbuluar me rrjet kanalizimi, tregojnë të dhënat nga organizata qytetare Gazetarët për të drejtat e njeriut.

Në qendrat urbane 87 për qind e kanalizimit është kyçyr në rrjetin e qytetit, ndërsa në pjesët rurale 79 për qind nga toaletet nuk kanë qasje në kanalizimin e qytetit.

Nga këto të dhëna shihet se vetëm 16 për qind e romëve të cilët jetojnë në Shkup kanë nëpër shtëpi toalete, derisa të tjerët shfrytëzojnë jashtë për nevoja personale.

Në kumtesën me rastin e Ditës botërore të toaletëve – 19 Nëntori, lidhur me gjendjen në nivel botëror thuhet se 60 për qind e popullatës në nivel global ose 4,55 miliardë njerëz jetojnë pa toalet në shtëpi ose nuk kanë të siguruar rrugëdalje për fekalet.

Siç thuhet në kumtesë, 869 milionë njerëz në botë praktikojnë toaletet publike, derisa 1,8 miliardë njerëz në botë shfrytëzojnë burimet e ujit pa mbrojtje nga fekalet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button