E konfirmuar, Sergio Ramos ka thyer hundën
Serigo Ramos ka përfunduar derbin e parë madrilen në Wanda Metropolitane me hunë të thyer.
Siç raporton Real Madridi, kapiteni i skuadrës ka thyer kockën e njohur si ‘nasal septum’ të hundës, shkruan portali arbresh.info.
Ramos është detyruar madje të largohet nga ndeshja dhe Nacho kishte hyrë si zëvendësues i tij.
E gjithë kjo ndodhi në minutën e 36′ të ndeshjes kur Lucas Hernandez goditi atë në fytyrë brenda zonës së penalltisë.
Për shkak të rrjedhjeve të vazhdueshme të gjakut, Ramos nuk ishte në gjendje të vazhdoj ndeshjen.