Haradinaj: Kërkova nga Mogherini përfshirjen e SHBA-së në dialog

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në konferencë për shtyp në Prishtinë, sqaroi se çfarë është diskutuar në takimet me drejtuesit e Bashkimit Evropian dhe në Këshillin për Stabilizim Asociim Kosovë-BE, që u mbajtën dje në Bruksel.

Haradinaj dhe delegacioni i Kosovës, kanë pasur takime dhe me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, si dhe komisionerin për Zgjerim, Johanes Han.

Mediet nga Brukseli kanë raportuar dje se Mogerini e ka lëshuar takimin me Haradinajn e nervozuar me një kërkesë të tij që në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihet drejtpërdrejt dhe SHBA-ja.

Haradinaj tha se arsyeja e mos mbajtjes së konferencës ka qenë zgjatja e takimeve, të cilat morën kohën e paraparë edhe për konferencë.

Derisa, në të gjitha takimet, Haradinaj shtoi se ua ka bërë me dije zyrtarëve evropianë që SHBA-ja duhet të ketë rol të rëndësishëm në procesin e dialogut.

“Ne në fund kemi lëshuar një deklaratë të përbashkët, të dakorduar, por nuk kemi pasur konferencë për shtyp. Arsyeja pse u vonuam në këto takime dhe disa prej temave u diskutuan në mënyrë përmbajtësore dhe morën me shumë kohë. Bindja ime dhe e Kosovës është se Kosova ka humbur shumë kohë në përmbylljen e çështjeve të hapura për Kosovën. Do të thotë fakti se kosovarët e lindur në vitin 1999 kanë votuar, ndërsa Kosova ende nuk është e definuar, e përmbyllur”, tha ai.

Ai konfirmoi se në takim ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në dialog.

“Po, unë kam kërkuar që SHBA-ja të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, tha Haradinaj.

I pyetur nëse në takimin me shefen e BE-së ka “pasur ndonjë kërkesë që nuk i ka pëlqyer asaj”, Haradinaj tha se në secilin takim ka dominuar edhe çështja e liberalizimit të vizave.

“I kam treguar qëndrimet tona që është tregu një shpërputhje për ne, që ka një vonesë për Kosovën pasi që jemi në fazën më të vonshme dhe jemi privu nga e drejta për qarkullim të lirë pa viza. Po e quaj një vonesë, sidomos me Kosovën, sepse vendeve të tjera iu tregohet edhe data (për anëtarësim), e Kosova është në fazën më të vonë. Kjo është e padrejtë. Kosova ka humbur shumë kohë”, tha Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button