MPJ të Rusisë, Turqisë dhe Iranit arritën marrëveshje për të gjitha çështjet kyçe për Sirinë

Ministrat e Punëve të jashtme të Rusisë, Iranit dhe Turqisë, Sergej Lavrov, Xhavat Zarif dhe Mevlut Çavushogllu, sot në Antali arritën marrëveshje për të gjitha çështjet kyçe, tha Lavrov pas përfundimit të takimit, kushtuar gjetjes së zgjidhjes për krizën në Siri.

“U tubuam që të diskutojmë për çështje konkrete për përgatitjen e samitit të presidentëve të tre vendeve, që do të mbahet në Soçi”, deklaroi Lavrov.

Ai shtoi se “puna ishte shumë e dobishme” dhe se kanë arritur marrëveshje për të gjitha çështjet kyçe.

Para samitit në Soçi do të takohen edhe shefat e shtatëmadhorive të Rusisë, Turqisë dhe Iranit, që të bisedojnë për hollësira për krizën në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button