Kryetari i komunës së Çairit, Ganiu u takua me krerët e komunave të Skenderajt dhe Drenasit

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu mbrëmë ka realizuar takim me kryetarin e komunës së Skenderajt, Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

“Realizova një takim mjaft miqësor me Bekim Jasharin, kryetarin e komunës së Skenderajt dhe Ramiz Lladrovcin, kryetarin e komunës së Drenasit. Sfidat tona janë të përbashkëta në misionin e rëndësishëm për përmirësimin e jetës së qytetarëve në komunat që menaxhojmë prandaj bashkëpunimi do të kontribuojë çdoherë në gërshetimin e përvojave dhe strategjive më efikase të punës”, tha Ganiu.

Tre kryetarët e komunave janë dakorduar që të risin bashkëpunimin midis tyre me qëllim të koordinimit të të gjitha aktiviteteve që janë në interes të ndërsjell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button